Kina merr vendimin e papritur, ndalon të gjitha udhëtimet ndërkombëtare për shkak të…

May 14, 2022 | 9:04
SHPËRNDAJE

Autoritetet në Kinë kanë vendosur zyrtarisht ndalimin e udhëtimeve ndërkombëtare, duke i privuar kështu qytetarët të dalin jashtë vendi për arsye “jo thelbësore”.

220512235049-04-china-covid-051222-exlarge-169

Kjo është arsyetuar nga qeveria si një vendim për të zbatuar politikën “zero-Covid”.

Administrata Kombëtare Kineze e Imigracionit tha se do të forcojë kontrollet për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit si pasaportat dhe do të kufizojë rreptësisht ata që kërkojnë të largohen.

Administrata i justifikoi masat duke pretenduar se ishte e nevojshme “të zvogëlohej rreziku i infektimit kur del nga vendi dhe i mbarjtes së virusit kur hyn në vend”.

Udhëtimet do të lejohen vetëm për arsye “thelbësore”, të përcaktuara nga administrata si rifillimi i punës, studimit, biznesit dhe kërkimit shkencor, si dhe kërkimi i kujdesit mjekësor.

Masat e reja përfaqësojnë kufizimet më të rrepta të Kinës për udhëtimet jashtë vendit në dekada, duke tensionuar më tej qytetarët që kanë duruar më shumë se dy vjet kontrolle drakoniane për shkak të Covid-19, duke përfshirë izolime në mbarë vendin, testime masive dhe karantinë të detyrueshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura