“Këto kolona nuk i tund as topi”, inxhinieri kundër raportit për rrezikun e godinës së Teatrit Kombëtar

Apr 18, 2018 | 22:03
SHPËRNDAJE

Ndërkohe qe vlon ende debati per Teatrin Kombetar, e teksa artistet jane tashme ne krye te betejes per mbrojtjen e godines dhe jo shembjen e saj, nuk ka kaluar pa diskutim cilesia e ndertimit ne godines ekzistuese.

TK

Dje ne takimin e radhes te artisteve ne proteste kunder shembjes se Teatrit Kombetar, pritje që të errej dhe të shfaqej dokumentari, me ftesën e regjisorit Kastriot Çipi, të gjithë të pranishmit në takimin e djeshëm, u drejtuan nga një prej faqeve anësore të ndërtesës së Teatrit Kombëtar, që dukej si e shqyer qensh.

TK2

Vrima të mëdha ishin hapur nëpër mure, që linin të shiheshin qartë materialet, me të cilat është ndërtuar kjo godinë. Përveç populitit, dukeshin edhe shtyllat e betonit. I pranishëm në këtë takim, inxhinieri Uran Sakiqi u shpreh se këto shtylla betoni janë shumë të forta, madje nxori edhe metrin, duke i matur ato (35 cm).

TK1

“Këto kolona nuk i tund as topi”, tha ai, duke i dalë ndesh kështu raportit të bërë nga Instituti i ndërtimit, sipas të cilit kolonat që mbajnë strukturën janë derdhur me një beton dhe hekur të cilësisë së ulët. Specialistë të ndodhur gjatë këtij “inspektimi” u shprehën se struktura e TK është e fortë dhe çka është rrënuar, janë vetëm rifinitura, që mund të rikonstruktohej.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura