Këshilli Organizativ për rivarrimin e Isa Boletinit sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, e ka vendosur përfundimisht që eshtrat e heroit të rivarrosen në vendlindje më 10 qershor.
Këtë e ka konfirmuar për Veriu.info kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tha se Këshilli në mënyrë unanime e ka vendosur një gjë të tillë, raporton “Telegrafi”.
“Sapo dola nga mbledhja e Këshillit, ku në mënyrë unanime është vendosur që rivarrimi i Isa Boletinit të bëhet në Boletin, siç ishte planifikuar më herët. Pra, është shfuqizuar vendimi i mbledhjes së kaluar të Këshillit, ku ishte vendosur që heroi Isa Boletini të rivarroset në Vlorë, që unë e kam kundërshtuar fuqishëm”, ka derklaruar Bahtiri.
I pari i Mitrovicës bëri me dije se në Këshill është vendosur që secili institucion t’i marrë përgjegjësitë e veta dhe rivarrimi me 10 qershor të kryhet në mënyrën më të mirë të mundshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al