“Kërkojnë të ndalojnë protestën kundër hajdutërisë” – Flamur Noka: Shpikën një masë të re, qytetarët nuk do lejohen që…

Apr 22, 2024 | 11:15
SHPËRNDAJE

Për 4 protestuesit që u arrestuan pas tubimit të opozitës para bashkisë Gjykata ka caktuar përveç masën e sigurimit detyrim paraqitje edhe ndalim për të marrë pjesë në protesta.

Kjo është kundërshtuar nga deputetët e opozitës, të cilët ishin jashtë ambienteve të gjykatës për ti mbështetur.

Falmur Noka në një deklaratë për mediat, tha se kjo ishte një mase që u shpik për protestuesit, me qëllim që ata të mos lejohen të protestojnë kundër hajdutërisë.

Por Noka tha se asgjë nuk e ndal opozitën të protestojë, duke ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e protestës ditën e premte.

Noka: Pra pasi ju turren protestuesve duke i dhunuar dhe duke i mbajtur peng, vetëm se protestojnë kundër hajdutërisë.

Sot në shtetin e Edi Ramës të protestosh kundër hajdutëve je i paligjshëm, të vjedhësh taksat e shqiptarëve ke bekim edhe të policisë edhe të institucioneve të shtetit.

Drejtësia e re për të mbrojtur hajdutërinë e pushtetit shpiku një masë që përpos detyrimit të paraqitjes nuk lejohet të dilni në vende publike. Kjo tregon që kemi të bëjmë me struktura të mirëfillta. Këta kërkojnë të ndalojnë protestën kundër hajdutërisë.

Protestuesit që dolën para gjykates: 

1-Kevin Vidrica,

2-Bernard Metaliaj,

3-Franc Kaloshi,

4-Artan Muçmata

CFARE DEKLARUAN PROTESTUESIT

Prapa kafazit prej xhami, para nisjes së seancë, protestuesut janë shprehur se kanë  marrë pjesë në protestë si qytetarë dhe nuk kanë qëlluar me molotov.

“Edhe rripin e pantallonave na i kanë hequr”, tha një nga protestuesit.

“Unë jam arrestuar nga policia Fier. Është rrethuar ferma, dhe është terrorizuar familja, nëna ime. Kam qenë në protestë. Jamë anëtar i kryesisë së PD, jam biznesmen. Nuk kam qëlluar as me molotov, unë kam respekt për policinë e shtetit. Kërkoj nga drejtësia shqiptare vetëm drejtësi”, tha qytetari tjeter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura