Kërkoi lirimin nga burgu, gjykata rrëzon deputetin Prenga

Oct 8, 2015 | 14:09
SHPËRNDAJE

Gjykata rrëzon kërkesën e deputetit socialist Armando Prenga, i cili kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

Më herët, Gjykata e Lartë ka zbardhur arsyet pse caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për deputetin Prenga, i dyshuar për kryerjen e tri veprave penale mbrëmjen e 4 shtatorit para Komisariatit të Policisë, Kurbin.

prenga3-1024x782 (1)

Ai u përfshi në një konflikt mes familjes së tij dhe familjes Cali për shkak të të drejtës së shfrytëzimit të Lagunës së Patokut.

Në vendimin e arsyetuar të shpallur në 8 shtator, një kopje e të cilit u sigurua nga gazeta, Kolegji Penal shprehet se nga provat e paraqitura nga Prokuroria e Përgjithshme, ekziston mundësia që deputeti të ketë konsumuar tri veprat penale për të cilat dyshohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura