Kënga Magjike/Elhaida Dani, prova të zërit në backstage

Dec 9, 2017 | 15:32
SHPËRNDAJE

Elhaida Dani ka qenë një surprizë e vërtetë te ky edicion i “Këngës Magjike”. Pjesëmarrja e saj pas shumë sukeseve ndërkombëtare, në një kompeticion të muzikës së lehtë shqiptare, ka bërë kuriozë të gjithë.

Ka një këngë shumë të bukur, me muzikë dhe tekst që mban emrin e saj, ndërkohë që i lejon të tregojë të gjitha kualitetet e saj vokale. Emri i saj lakohet si një nga kandidaturat e mundshme për të fituar “Këngën Magjike” dhe siç shihet në backstage, ndryshe nga kolegët e saj që flasin dhe argëtohen me njëri-tjetrin, Elhaida vijon provat me kufje në vesh dhe ngroh zërin për të qenë perfekte në skenë. Në fakt ia ka dalë të performojë në perfeksion./Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura