“Kemi tregje e sektorë të kapur”- Jorida Tabaku: Një ekonomi me monopole dhe oligopole nuk mund të jetë pro konsumatorëve

Mar 15, 2024 | 13:37
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se një ekonomi me monopole dhe oligopole nuk mund të jetë një ekonomi pro konsumatorëve, por një ekonomi pro pakice që kontrollon, tregun në kurriz të cilësisë dhe çmimeve.

jorida tabaku

Sipas deputetes demokrate, sot kemi tregje e sektorë të kapur, monopol ose oligopol që vendosin çmimet dhe që përcaktojnë se çfarë do të marrë konsumatori

Tabaku thekson se “sa më pak e hapur të jetë ekonomia aq më pak i mbrojtur është konsumatori”, ndërsa ngre edhe shqetësimin e çmimeve të larta dhe produketeve pa cilësi.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Konsumatorit, pyetja për të gjithë është  a janë konsumatorët shqiptarë të mbrojtur? A janë qytetarët shqiptarë të mbrojtur? Përgjigjja për këtë lidhet me situatën e ekonomisë. A është ekonomia shqiptare e fortë? A është ekonomia shqiptare e hapur? A ka konkurrencë? A ka vendosje çmimesh? A ka cilësi? Dhe të gjitha përgjigjet e këtyre pyetjeve janë sigurisht jo. Sot kemi tregje e sektorë të kapur, monopol ose oligopol që vendosin çmimet që përcaktojnë se çfarë do të marrë konsumatori.

Nuk ka konkurrencë, nuk ka ekonomi tregu, nuk ka përcaktim çmimesh nga marrëdhënia kërkesë ofertë. A ka sot mbrojtje të konsumatorit nga pikëpamja e cilësisë së produktit? As kjo nuk ndodh sepse kemi politika taksash që ndikojnë mbi kompanitë, mbi konçensionet,ndikojnë mbi bizneset e mëdhaja që ofrojnë këto shërbime, që nxjerrin nga tregu këto prodhuesit e vegjël që ndikon në kosto dhe cilësi. Si është ekonomia shqiptare ashtu është edhe konsumatori. Sa më pak e hapur të jetë ekonomia dhe sa më e përqëndruar dhe sa me më shumë ndikim në politika siç ndodh në rastin e Shqipërisë , aq më pak i mbrojtur është konsumatori.

Sot konsumatori shqiptar ka çmime të larta, ka produkte me pak cilësi, nuk ka standard europian, nuk ka tregje të hapura e këto të gjitha ndikojnë tek ajo që paguajmë në fund të ditës nga xhepi jonë“, shprehet Tabaku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura