“Kemi rrugeçër, jo banda”, Rama paralajmëron “të fortët”: Mezi pres që t’i shoh aty ku e kanë vendin, por…

Sep 7, 2018 | 12:27
SHPËRNDAJE

“Duhet të humbasin autoritetin që kanë në rrugët e qyteteve”, ku ishte paralajmërimi i Ramës për të gjithë kriminelët në vend.

Rama nga Asambleja e PS, tha se duhet luftuar krimi, por që ai quajti thjesht gangëster në rrugë.

RAMA PS

Pjesë nga deklarata

Flitet banda, banda, por kemi të bëjmë me rrugeçër kryesisht dhe pastaj me elementë të rrezikshëm, këta duhet të humbasin autoritetin që kanë në rrugët e qytetit, pa hyrë te krimet që është objekt i punës së policisë, hetimeve dhe provave. Mezi pres që ti shoh aty ku e kanë vendin, por një gjë duhet të jemi të qartë, për ti parë aty ku e kanë vendin nuk mjafton vetëm policia, por edhe prokuroria dhe gjykatat, se këtu po të llogarisim se sa kanë hyrë e kanë dalë për shkak të gjykatave do të shikojmë që kemi një hendek shumë të madh. Duhet ta komunikojmë me njerëzit, duhet ta bëjnë të gjithë.

Në Shkodër sot që flasim kemi më pak se gjysmën e vrasjes së të njëjtës periudhë, por shqetësimi nuk janë shifrat por domosdoshmëria për veprim. Duhet ta kemi shumë të qartë padurimi i njerëzve për të parë progres është detyra jonë, që në vend se ti ushqejmë me shifra të bëjmë shumë më tepër krahasuar me vetveten.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura