“Kemi besim te…”/ Gratë naftëtare propozim kryeministrit: Të ngrihet grupi negociator dhe të bisedojmë

Oct 22, 2020 | 10:07
SHPËRNDAJE

Në ditën e 8 të grevës së urisë gratë naftëtare në Ballsh i kanë përcjell një mesazh kryeministrit Edi Rama. Ato sot janë shprehur se kanë besim se kryeministri do ta zgjidhë situatën e tyre, teksa i propozojnë që të ngrihet një grup negociator dhe të bisedojë.

grate e naftetareve

Më tej ato thonë se duan vetëm pagat e fituara me gjyq dhe nuk u intereson më uzina e naftës në Ballsh.

”Le të ngrihet një grup negociator e të vijë të bisedojë. Ne duam zgjidhje. Kemi besim tek kryeministri Rama se do ta zgjidhë situatën. Duam pagat e fituara me gjyq, pastaj të bëjnë ç’të duan me uzinën.

Jemi të lodhura e të semura. Ditë e natë këtu, është lodhje e madhe por s’kemi rrugëzgjidhje tjetër. Vetëm kryeministri mund të na japë zgjidhje.”- tha njëra prej grevistëve, raporton Neës24.

Nga ana tjetër grevistet sërish këmbëngulin se do i qëndrojnë deri në fund kërkesave fillestare të tyre dhe nuk gënjehen me premtime boshe të kryeministrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura