Këlni i përgjigjet Sampdorias: Pse nuk e japim Mavrajn në Itali

Jan 18, 2016 | 18:39
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj u përfol se mund të kalojë tek Sampdoria në Serinë A. Ndërkohë sot klubi gjerman i Këlnit ka mohuar mundësinë që Mavraj të lëvizë nga ekipi.

mavraj1

“Sampdoria nuk na ka kontaktuar. Aktualisht nuk kemi interes ta japim atë. Kemi dy arsye për të mos e shitur.

Së pari, Koln do të hyjë në fazën e dytë të kampionatit me katër mbrojtës, dhe së dyti ardhjeve të reja iu duhen kohë për t’u rikuperuar, prandaj Mavraj do të mund të përdorej nga trajneri”, tha Jorg Schmadkte, zyrtar i Kolnit për “Kicker”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura