Kërkon ekskortë policore dhe leje për mbajtjen e armëve/ Zbulohet kërkesa e Vuçiçit, Gjuriçit dhe Vulinit për të vizituar Kosovën

Nov 21, 2020 | 12:06
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë kërkesë që ta vizitojë sot Kosovën, i shoqëruar nga dy prej njerëzve problematik të tij në raport me Kosovën, ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriç si dhe Shefin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

dydyd

Burime të RTK bëjnë me dije se kërkesa është bërë përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, ashtu siç parashikohet në marrëveshjen e Brukselit për vizita të tilla. Vuçiç ka kërkuar që Kosova t’i sigurojë ekipit të tij eskortë policore për shoqërim gjatë qëndrimit në Kosovë, e po ashtu edhe t’ua lejojë mbajtjen e armëve gjatë kësaj vizite.

Ende është e paqartë nëse Vuciçit do t’i lejohet kjo vizitë në Kosovës, pas zhvillimeve të fundit politike, deklaratave të tij me të cilat kërcënoi rajonin me luftë e sidomos pas zbulimit të varrezës masive, në afërsi të Rashkës në Serbi, me trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës nga forcat serbe në Kosovë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura