Kategoria e Parë/ Besëlidhja fiton në shtëpi ndaj Burrelit, Apolonia triumfon ndaj Besës

Feb 16, 2020 | 17:21
SHPËRNDAJE

Përveç ndeshjes së Pogradecit që mundi Lushnjen në shtëpi me rezultatin 2-1, janë zhvilluar dhe dy sfida të tjera në Kategorinë e Parë.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x308

Në grupin A, Besëlidhja ka mundur Burrelin me rezultatin 2-1. Koleci kaloi në avantazh ekipin e Plorit, në minutën e 70-të, ndërkohë që Popaj barazoi për miqtë. Penalltia e Dordeviç në minutën e 86-të, i dha tre pikët e kipit të tij.

Ndërkaq në grupin B, Apolonia ka marrë një  fitore të madhe në transfertë ndaj Besës, me rezultatin 2-3.

Krasniqi kaloi në avanatzh fierakët në minutën e katërt, ndërkaq talenti Zoga ka dyfishuar në të 23-tën.

Onuh ishte ai që ngushtoi diferencën për Besën. Por, Apolonia shënoi një tjetër gol në fundin e pjesës së parë me Gjatën. Ferreira në minutën e nëntë të shtesës ka shënuar një gol për Besën, që nuk i shërbeu për gjë ekipit të tij.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura