Kapet superhajduti i Tiranës, ja shtatë vjedhjet që ka kryer i vetëm

May 4, 2016 | 7:07
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 25-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer gjashtë vjedhje i vetëm brenda muajit mars.

Policia-ArrestimiAi është Daniel Bushka, 25 vjeç, banues në Tiranë. Ai u arrestua pasi ditën e djeshme rreth orës 23:30, ka thyer xhamin e një bake të nivelit të dytë në rrugën “Abdyl Frashëri”.

Gjithashtu, Policia thotë se personi në fjalë dyshohet se ka kryer edhe gjashtë vjedhje të tjera, dyqanesh dhe banesash.

 VJEDHJET

  1. Më datë 08.04.2016, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit B. P.
  2. Më datë 06.04.2016,në rrugën “Medar Shtylla”, ka vjedhur banesën e  shtetases A. S.
  3. Më datë 19.04.2016, në rrugën “Pjetër Bogdani”, është tentuar të vidhet me thyerje banesa e shtetases K. M.
  4. Më datë 27.04.2016, në rrugën “Irfan Tomini”, është vjedhur banesa e shtetases D. K.
  5. Më datë 26.04.2016, në rrugën “Sami Frashëri”, është vjedhur me thyerje, banesa e shtetasit Sh. D.
  6. Më datë 24.04.2016, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është vjedhur banesa e shtetasit E. Sh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura