Kapet me heroinë, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Greqi

Aug 3, 2015 | 16:45
SHPËRNDAJE

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar, 22-vjeçar, i cili akuzohet për trafikim heroine.

Ai u ndalua mesditën e djeshme në Volos, pasi u kap me 441 gram heroinë.

iroini

Autoritetet kanë konfiskuar sasinë e mësipërme të heroinës, një biletë në të cilën thuhej se nisja do të bëhej në qytetin e Athinës, dhe një telefon celular.

Hetimet paraprake po kryhen nga Departamenti i Narkotikëve të Volos. Identiteti i shqiptarit nuk bëhet me dije.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura