Kapet me 4 kg kokainë të pastër shqiptari në Itali, jetonte në shtëpinë e të vëllait

Aug 1, 2015 | 13:14
SHPËRNDAJE

Nje operacion blic i Guardia di Finanza ne Verona ka perfunduar me venien ne pranga te nje shqiptari 26-vjeçar, i cili u kap me katër kg kokainë të pastër, e cila do të shitej në tregun lokal.

Oldion Metaj, eshte shqiptari i arrestuar i cili thuhet se e kishte fshehur drogen në fund të bagazhit te nje auomjeti Opel Astra.

kokaine, foto ilustruese
kokaine, foto ilustruese
Sipas mediave italiane, i riu jeton në Porto Sant’Elpidio, shtëpia e vëllait dhe gruas së tij, qe jetojne se bashku me fëmijët e çiftit. Megjithatë, policia tha se keta te katert nuk kishin lidhje me punen e 26 vjeçarit ne lidhje me drogen.

Në shtëpine e shqiptarëve thone mediat. pavarësisht një kontrolli te imtesishem, nuk është gjetur ndonjë pajisje apo materiale për paketimin e drogës.

Kokaina, nëse shitej e pastër, do të sillte te ardhura rreth 500 mijë euro.

Arrestimi i shqiptarit pason një hetim të gjerë nga policia në Verona. Kokaina ishte konfiskuar, por operacioni nuk ka mbaruar ende pasi hetimet po vazhdojnë për të kërkuar për burimet e furnizimit me droge të 26-vjeçarit dhe për të kuptuar se kush ishte koka e trafikut te drogës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura