Kapen me 2.5 kg vaj hashashi, tre persona në pranga në aksin Laç-Mamurras

Mar 4, 2015 | 17:39
SHPËRNDAJE

Tre persona janë arrestuar në Kurbin, pasi u kapën në flagrancë me një sasi prej rreth 2.5 kilogram lëndë narkotike të llojit vaj hashashi.

Arrestim

Policia tha se mesditën e sotme, tek mbikalimi i autostradës në aksin rrugor Laç-Mamurras u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Arjan Kadeli, vjeç 39,  banues në Laç, Kurbin;  Astrit Vlashi, vjeç 40,  banues në Laç, Kurbin; Mario  Deda, vjeç 28,  banues në Laç, Kurbin.

Sipas policisë arrestimi i këtyre shtasve, u bë pas një hetimi disa mujor.

Në cilësinë e provës materjale u sekuestruan 2  automjete, 8  telefona celularë dhe 4 shishe të mbushura me lëndë vajore e dyshuar si vaj hashashi, me një sasi prej 2.5 kilogram, për të cilët autorët nga shitja do të përfitonin një shumë prej 35.000 Euro.

Të arrestuarit akuzohen për veprën penale ”Prodhim dhe Shitje e lëndës narkotike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura