Kapelo nuk ka dyshime: Lukaku, interesaxhi. Interi është ekipi më i fortë në Serinë A

Jan 3, 2022 | 17:29
SHPËRNDAJE

Fabio Kapelo duket se nuk ka pëlqyer shumë “sinqeritetin” e Romelu Lakakut dhe deklaratën e tij se dëshironte të kthehej te Interi. Ish-trajneri i njohur italian, në një intervistë të dhënë për  “La Gazzetta Dello Sport”, ka theksuar se sulmuesi belg nuk kishte qenë aq i pastër sa duket në fjalët e tij.

kapelo lukaku

“Këto gjëra nuk më pëlqejnë, të lënë shijen e interesaxhinjve”, tha ai duke iu referuar deklaratës së sulmuesit se ishte gati të kthehej të zikaltërit dhe i kërkonte falje tifozëve për mënyrën se si ishte larguar nga kampionët në fuqi të Serisë A.

Sipas Kapelos, këto deklarata vijën nga fakti se Lukaku ka kuptuar që Interi është skuadra më e fortë në Itali dhe sukseset janë të garantuara, ndërsa te Çelsi do të luftojë edhe për vendin në formacion.

“Zikaltërit janë më t fortët dhe e kam thënë që në fillimin e sezonit. Kanë ruajtur mbrojtjen dhe mesfushën, duke i shtuar Çalhanoglun. Përtej kësaj, Inzagi u tregua shumë i aftë të transmetonte idetë e tij. Atalanta? Tani mund të luftojë për kreun, Boga është elementi i duhur”, tha Kapelo.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura