“Kanë shënuar të dashurat e prokurorëve, gjyqtarëve e deputetëve”- Meta i kujton fotot Ramës: Patronazhistët i mbajnë njerëzit në presion! Larg duart nga…

Apr 19, 2021 | 13:45
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që t’i mbajë larg duart nga jeta intime e qytetarëve shqiptarë, pas skandalit për nxjerrjen e të dhënave. 

Kreu i shtetit tha se i ka dalë në krah kryeministrit kur i kanë dalë fotot në media, ndërsa tani patronazhistët tregojnë të dashurat e prokurorëve, gjyqtarëve apo politikanëve të caktuar.

Larg duart nga jeta intime e qytetarëve shqiptarë! Është prekur ai kur i kanë dalë fotografitë që i ka bërë vetë, dhe i ka regjistruar vetë. Edhe i kemi dalë në krah, unë i pari i kam dalë në krah. Epo tani patronazhistët, të vënë aty se kë ka dashur ky prokuror, ky gjyqtar, ky politikan e ky deputet!

Ti fusim edhe çimkat përmes kësaj asaj, e ti mbajmë në presion, sikur nuk shkon. Do ketë fakte si merren peng bizneset, njerëz, të drejtësisë, apo njerëz të caktuar të opozitës se si bëjnë gjasme opozitë. Marshimi i 2 marsit në 25 prill, Shqipëria e shqiptarëve”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura