Kandidimi në Tiranë, Arben Tafaj: Pas 2 Majit fillon sfida, aty s’ka më burra të mirë

Apr 18, 2015 | 18:00
SHPËRNDAJE

Kryetar i njësisë bashkiake numër 8 për 12 vite, tashmë kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës. Arben Tafaj tha sot se fushata e tij elektorale do të bëhet shtëpi më shtëpi. Madje, ai nënvizoi se e ka nisur fushatën që para 6 muajsh, duke lobuar në komunat e Tiranës që me hartën e re elektorale do jenë pjesë e bashkisë së kryeqytetit.

Arben Tafaj

“Fushata ime do jetë një fushatë kapilare, shpi më shpi, duke shfrytësuar njohet e mija. Kam mbi 6 muaj që loboj në komuant përreth që do jenë pjesë elektorale, ..ne kemi dhe 3 lloj komuna që i bashkangjiten Tiranës”,- tha ai.

Duke folur në rubrikën “Opinion” më News 24, Arben Tafaj e ka quajtur veten një usta të mirë për problemet që ka Tirana.

“Tiranës nuk i pikon çatia në një vend, jam shpresë plotë që me eksperiencën time, kam bagazhin e duhur që ky qytet të ketë një usta të mirë për çatinë ku i pikon”,- vijoi Tafaj.

Duke folur për rivalët e tij në këtë garë, Tafaj shprehu këtë vlerësim: “Janë njerëz për t’u vlerëesuar, qytetarë të mirë të këtij qyteti, ajo që duhet të ballafaqoja, duhet të ishin programet…gara do ta tregopjë”.

Tafaj tha se me nisjen zyrtarisht të fushatës më 2 maj është edhe momenti që secili kandidat do prezantojë platformën e tij elektorale.

“..aty fillon sfida dhe aty s’ka më a është burrë i mirë Arben Tafaj, Sazan Guri apo Halim Kosova…ne jemi si ai babagjyshi i vitit të ri, që bie dicka me vete, nëse sjell kinder, fëmijët nuk kënaqen, nëqoftëse e ka thesin plot, ai do të vlerësohet”,- përfundoi kandidati i pavarur i Tiranës.

Arben Tafaj është në garë për Bashkine e Tiranës përballë kandidatit tjetër të pavarur Gjergj Bojaxhi, Sazan Gurit, Halim Kosovës dhe Erion Veliajt. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura