“Kancerin e mposhti me sukses, por kishte…”- Vajza e Xhevdet Ferrit ngre dyshime se aktori i njohur vdiq nga COVID-19

Oct 29, 2020 | 21:09
SHPËRNDAJE

Aktori i njohur Xhevdet Ferri u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare më 16 janar të këtij viti. Fjalë të ndjera për aktorin dedikoi vajza e tij, Bora, në rrjetet sociale.

bora feri

Së fundmi në një postim në Instagram, Bora ka hedhur dyshime se i ati ka patur simptoma të COVID-19, duke mohuar kategorikisht që ai të ketë ndërruar jetë nga kanceri, të cilin e kishte mundur me sukses në 2019.

“Im atë nuk ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë, të ciklën e kishte mposhtur suksesshëm në 2019! Arsyeja klinike e ndarjes së tij nga jeta ishte një insufiçencë e rëndë pulmonare, shkaku i së cilës nuk u zbulua.

Më vonë sëbashku me mjekët e nderuar që e ndoqën dhe luftuan bashkë me të deri në fund, pyetëm vetën nëse mund të kishte qenë COVID-19 shkaktari. Simptomat që ai përjetoi ishin shumë të ngjashme. Nuk kemi mundësi mjekësore për ta vërtetuar këtë!”, shkruan Bora ndër të tjera.

bora 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura