Kanceri i prostatës/ Prof. Dr. Kim M. DRASA: Çfarë është PSA-ja? Niveli, simptomat dhe trajtimet

May 5, 2021 | 19:22
SHPËRNDAJE

Prof. Dr. Kim M. DRASA

Kim-Drasa

 

-Prof. KIM: Ka apo nuk ka kancer prostate???” Prof. KIM a mund te na shpjegoni se çfarë është PSA?

Kim Drasa: Prostate Specifik Antigen (PSA) eshte zbuluar ne vitin 1970 dhe qe nga ky vit ka sherbyer si Gold standart per scrinimin (zbulimin) e kancerit Prostates. Gjithashtu, akoma nuk quhet specifike per Kancerin e Prostates. Absolutisht, duhet te theksoj gjetjen shkencore qe burrat dhe mjeket duhet ta kene gjithe jeten parasysh se: PSA eshte specifike per Prostaten (pra prodhohet vetem nga Prostata) dhe Jo specifike per Kancerin Prostates (pra nuk do te thote se po ke PSA e larte ke Kancer dhe e kunderta se po ke PSA e ulet- nuk ke Kancer Prostate)”.

Ky formulim eshte Axiome (pra nuk diskutohet me kurre). Absolutisht; kush guxon te shkruaje neper gazeta se kjo axiome nuk eshte e vertete atehere ajo duhet te quhet “Krim kunder Njerezimit” dhe personi qe e ka shkruajtur ose folur neper vende te tjera(Tv,portale,etj.) duhet te arrestohet dhe te denohet penalisht ne baze te nenit te-krimit kunder njerezimit. Njekohesisht, duhet te mbajne pergjejgesi penale edhe botuesit dhe drejtuesit e TV, portaleve, etj.

Per me teper dhe per me sakte, theksoj qe PSA nje enzimë, e cila prodhohet vetem ne Prostatë. Per më tepër, prodhohet nga prostate ne te tre kondicionet e saj dhe keto jane: 1) Prostate Normale; 2) Prstate Beninje; 3) Prostate Malinje.

PSA, prodhohet per te mbrojtur Spermatozoidet ne rrugetimin e tyre neper Vagine. Niveli normal i PSA eshte cituar shpesh nga komuniteti boteror i mjekësisë sikur eshte: 0-4.0 ng/ml por te gjitha studimet kane treguar qe nuk ka asnje nivel i PSA (sado i larte te jete) qe te thuhet ekazaktesisht qe:”Ky pacient ka kancer prostate”.
Permeteper, vitet e fundit shkencetaret e kane ulur deri ne 2.5ng/ml, pragu qe niveli PSA mund te quhet normal. Kete prag normal te PSA (0-2.5ng/ml) e kam zbuluar para se ta botonin shkencetaret. Gjithashtu, kam vite qe kam botuar ne shtyp qe niveli PSA mund te rritet mbi shifra normale edhe nga probleme te tjera, te cilat prekin Prostaten. Dhe kjo rritje e nivelit PSA mund te shkaktohet nga:
1) Prostatitis (infeksioni prostates);
2) Hipertrofia beninje e Prostates;
3) Madhesia e Prostates(BPE) sipas individit;
4) Kanceri Prostates;
5) Aktivitetet fizike (kohet e fundit) sic jane- ciklizmi, vrapimet, etj;
6) Vendosja e kateterit uretral;
7) Ekzaminimi rectal me gisht I Prostates (DRE); 8) Nga rritja ne moshe.

Konkretisht, burrat me nivel PSA nen shifren 4.0ng/ml nuk mund ti sigurojme qe nuk kane kancer prostate dhe ne te kundert- burrat qe kane PSA mbi shifren 4.0ng/ml nuk mundet qe t’iu themi, sigurisht: “Ju keni kancer prostate”, bazuar mbi kete vlere te PSA”. Gjithashtu kur gabimisht behet matja e nivelit te PSA, ne tete rastet e mesiperme, atehere matja nivelit te PSA, duhet te përsëritet pas 8 jave (kohe e mjaftueshme qe niveli PSA, te shkoj ne vlerat reale sic I ka patur para ndodhis se ketyre 8te rasteve, te mësipërme kur nuk lejohet te matet niveli PSA.

Koncepti i “ekzaminimit” i perdorur ne perendim, i referohet perdorimit te nje matjeje te vetme te PSA per te identifikuar nje rast me kancer prostate, asimptomatik dhe para-klinik, ne nje popullsi te caktuar ne krahasim me rastin e venies se diagnoses per kancer, bazuar mbi simptomat dhe shenjat e semundjes se kancerit se prostates.

Absolutisht, duke e ditur, qartesisht, qe PSA nuk eshte specifike per kancerin e prostates dhe per më teper qe asnjë vlere e PSA nuk mund te percaktoje saktesisht diagnozen e kancerit prostates atehere nuk duhet te jete surprise qe testimi (skrinimi) per kancer prostate duke perdorur nivelin e PSA, nuk eshte funksionale. Kjo thenie u perforcua me rezultatet e studimit qe paraqita ne Nju Jork:
1) 51% e pacienteve, te cilet paten nivelin e PSA te larte, mbi 10ng/ml nuk doli se kishin Kancer Prostate (pra kishin rezultat PSA false-pozitiv) dhe 2) 15% e pacienteve, te cilet doli se kishin kancer prostate,po ketyre pacienteve, kishin nivelin e PSA, nga 2.5- 4.0ng/ml (pra kishin rezultat PSA false-negativ) dhe me e cuditshme se 15% e ketyre pacienteve ishin me kancer prostate-agresiv  (Drasa. K). Prandaj titulli I studimit:” PSA Vdiq, Jete te gjate PSA” u vertetua se eshte titulli me i spikatur sepse: Testimi i nivelit te PSA po vazhdon te marri JETE ( rastet kur pacienti ka kancer prostate por fatkeqesisht niveli i PSA del  brenda “normes” dhe keshtu pacienti dhe mjeku, flejne te qete por kjo qetsi eshte fallco) dhe
2) Testimi i nivelit te PSA po vazhdon te shpetoje JETE (kjo ndodh kur niveli i PSA del i larte dhe natyrshem pacienti shqetsohet dhe vazhdon ekzaminimet e metejshme dhe kostatohet qe ka kancer prostate (51%; sic thame me siper) dhe kuptohet qe 49% e ketyre pacienteve nuk kane kancer prostate (Drasa. K). Permeteper, ne te tilla raste (me PSA mbi norme) me mire te vazhdosh ekzaminimet per te percaktuar se ke apo jo kancer sesa te genjehesh kur PSA te del “normale” dhe ti nuk vazhdon ekzaminimet. Ky eshte konkluzioni i studimit tim, per te cilin shkencetaret e Amerikes me nderuan me dhenien e:”Cmimit te Vendit te Pare”.

Prof. KIM, tashme mbas shume studimesh qe keni bere e botuar ne revistat me serioze te Europes dhe Amerikes (Impact deri 16.5) si dhe mbas ketij cmimi, JU absolutisht, natyrshem, konsideroheni si eksperti nr. 1 ne Shqiperi per problemet e Prostates. A mund te kemi fatin qe te na thoni edhe ndonje konkluzion tjeter te studimeve Tuaja rreth Prostates sepse kur flitet per prostate, ka shume ndjeshmeri ne popull?

Kim Drasa: Natyrshëm dhe me kenaqesi po ju paraqes edhe disa aspekte te tjera per Prostaten. Konkretisht, une nuk i filloj asnjë mjekim, asnje pacienti, pa vendosur diagnozen. Prandaj po ju theksoj disa elemente per venien e diagnoses per kancer prostate, te cilat kane ndryshar tani, ne USA, por unë kam vite qe i ka abandonuar. Protokolli Europian dhe Amerikan per te zbuluar, sa me pare se nese pacienti ka kancer prostate ka qene:
1) Matja cdo vit e nivelit PSA dhe po ashtu ekzaminimi i prostates, me gishtin tregues (dores djathte), nga anusi (DRE). Ky protokoll ka rene tani. E para, u  vertetua se PSA nuk eshte specifike per kancerin e prostates (sic e shpjegova, me siper) dhe 2) DRE aktualisht nuk rekomandohet si modalitet i detyrushem sepse ka mungese benefices nga aplikimi i saj dhe per kete arsye ky ekzaminim me gisht eshte  eliminuar nga shume studime ose nuk perfshihet me, me detyrim, ne protokollin e percaktimit te kancerit prostates.

Gjithashtu kam konstatuar se ekzaminimi me gisht i prostates (DRE) ka qene: “Jo i pranuar”, me te drejte nga shume paciente si “humbje e burrërisë” dhe ju jap te drejte aq me teper se nuk kane benefice per t’ju zbuluar kanceri, nga kjo metode, e sikletshme. Me kete rast dua te sqaroj edhe per koleget: Kanceri Prostates mund te dallohet nga kjo manover (DRE), vetem ne rastet kur kanceri ka avancuar shume.

Permeteper, fatkeqesisht, me gisht nuk mund ta dallosh sapo ka filluar kanceri ne prostate. Prostata normale eshte e lemuar dhe kur preket me gisht dhe eshte e lemuar, ajo eshte normale por kur prekja me gisht jep ndjesin e nje gunge (e forte) atehere duhet te mendohet se pacienti ka kancer prostate.

Testimi i nivelit te PSA sic e kam thene mund te kete vlere kur perdoret termi:
1) PSA velocity (shpejtesia e rritjes se PSA). Kjo shpjegohet keshtu vetem me nje rast konkret: Niveli normal i PSA (0-4ng/ml) dhe pacientët I del PSA 1ng/ml dhe mbas 1 viti, pacientët i rezulton niveli i PSA 3.0 ng/ml pra brenda ‘normes’ por ky rast nuk duhet te konsiderohet normal sepse rritja e PSA me 1.0 ng/ml brenda vitit nuk eshte normale. Ju siguroj qe edhe ne kete rast pacienti Jo se ka patjeter kancer prostate por kjo e detyron qe te vazhdojm me testime te tjera, per venien e diagnoses dhe termin:
2) Double PSA. Pra niveli PSA matet dhe del i larte atehere matet neser perseri dhe pastaj behet vleresimi Gjithmone, ne te tilla raste mbani parasysh te gjithe shkaktaret qe rrisin PSA dhe pacienti nuk ka kancer prostate (I keni me siper) dhe kjo do te bej qe mos te trembeni.

Prof. KIM, A na thoni se cfarë te vecanta ka testimi i nivelit PSA?

Matja e nivelit te PSA ka filluar perdorim te gjere qysh ne 1992 kur te dyja shoqatat ajo e urologeve dhe onkologeve rekomanduan berjen vjetore, te burrave, te PSA dhe DRE. Natyrisht testimi i nivelit te PSA ka disa tipare:
1) Testimi, bazuar mbi nivelin e PSA mund te na ndihmoje ne disa burra qe kanceri i prostates se tyre nuk do te cfaqi asnjehere symptoma, gjate gjithe jetes se tyre.
2) Trajtimi i ketyre pacienteve nuk ka asnje perfitim.
3) Kjo njifet si mbi-diagnoze (Overdiagnosed) dhe kjo ndodh ne 20% deri 50% te rasteve pra kemi diagnose te gabuar se gjoja pacienti ka kancer prostate.
4) Overdiagnoza (diagnoza fallco) rritet me rritjen ne moshe, te burrave, deri ne shifrat 80%. 5) Pra sapo del, me matjen e pare, niveli i PSA i larte eshte gabim i madh qe mjeku ti thote menjehere per te bere biopsine e prostates (fatkeqesisht, kjo po ndodh shpesh pothuaj ne te gjitha spitalet tona).
6) Ne Europe, afersisht 1 ose me teper ne cdo 6 burra kane PSA fallco- te larte (falce positive).
7) Koncepti i pranuar deri para disa vitesh se normale do konsiderohet kur niveli i PSA eshte 0-4ng/ml, ka ndryshuar sipas shteteve nga 2.5ng/ml deri ne 4.0ng/ml.
8) Shqiperia duhet ta kete pragun e nivelit normal te PSA nga 0 -2.5 ng/ml (Drasa.K), sipas studimit tim dhe rasteve qe aktualisht vazhdoj ti identifikoje).
9) Suedia deri para disa viteve e ka patur pragun normal te PSA deri 3.0ng/ml por tani se fundmi e ka ulur deri ne 2.5ng/ml (pra, si percaktimi im).

10) Burra me histori familiare, me kancer prostate (Baba, vllai) duhet te jene me te vemendeshem sepse faktori genetic e rrit rrezikun deri 42% qe personi mund te kete kancer prostate prandaj duhet te fillojne ta masin nivelin e PSA qysh nga mosha 50 vjec. 11) Niveli i PSA nuk matet tek burrat me moshe mbi 85 vjec sepse dalja e pergjigjes false pozitiv e PSA (pra, gjoja pacienti ka Kancer Prostate) rritet me 15 here, ne krahasim me moshat e reja. 12) Percaktimi se burrat mbi moshe 70 vjec nuk duhet ta matin nivelin e PSA, per mua ka qene e gabuar sepse jeta mesatare  ka kaluar te 70tat dhe cdo burre, sipas te drejtave te njeriut ka te drejte ligjore qe te kerkje te dije per gjendjen e tij shendetsore, deri ne fund te jetes sepse nuk dihet se kur do largohet nga kjo jete (Drasa.K).

Ne unison me kete konkluzionin personal, shkenca e ka ndryshuar kete koncept dhe ka ardhur ne te njejtat percaktime sic thashe me siper.13) Burrat pasi bejne biopsin dhe ju del negative, ata qetsohen. Jo sic shkruhet ne ndonji artikull se gjoja keta kane probleme psikologjike. 14) Pacientet, sic kam theksuar ne Bruksel (Nendor, 2014) ne qendren nderkombetare te studimeve parlamtare (ICPS), ne rastet kur pacientet kane:”PSA te larte dhe Biopsine negative, cfar do bejme?” (High PSA; Biopsy negative-What to do? Drasa.K). 15) Ky eshte rasti kur mjeku duhet seriozisht te shqetsohet. Zgjidhjen e ketij “ngerci” e paraqita me sukses, ne Bruksel si dhe e kam botuar ne kete gazete, me titullin:” Gabimet qe po behen ne diagnostikimin e Kancerit Prostates”.

Prof. KIM si perfundim-A duhet te vazhdoje berja e analizes se PSA ?

Kim Drasa: Ne USA, matja e nivelit PSA ndodh ne 60-70%, te burrave kurse ne UK ndodh ne 8%, te burrave. Qartësisht, konkluzioni personal  i testimit, te nivelit PSA është ky:
1) Kanceri i Prostates nuk ka nje shifer te percaktuar (fixe) qe: “Po qe PSA ne kete nivel X ose Y, pacienti ka patjeter Kancer Prostate”.
2) Matja e nivelit te PSA, te ngelet si nje zgjedhje Individuale pra pacienti ta marre vet-personalisht rriskun e percaktimit se ka:”PO apo JO kancer prostate”, (mos t’ia hedhi fajin mjekut se nuk ia gjeti se ka apo jo kancer prostate por te fajesoj vet-vehten qe zgjodhi berjen e analizes PSA!!! per tu siguruar se ka apo jo kancer prostate).
3) Urologu ose kushdo mjek duhet te jene te detyruar Jo vetem moralisht, profesionalisht por edhe ligjerisht qe: Pacientit duhet tia sqarojne rreziqet dhe perfitimet nga matja e nivelit te PSA.
4) Personalisht, gjithmon (prej 20 vitesh) kam vepruar keshtu: Ne te gjitha rastet kur PSA ka rezultuar e larte kam kerkuar kryerjen e matjes:”Raporti Free PSA / Total PSA”, (Drasa.K). Kjo taktike mbeshtetet nga figurat, ekspertet e vertete, big te cilet drejtojne studimet e nivelit me te larte shkencor per kancerin prostates.
5) Matja e nivelit Fosfatazes Acide (prodhohet ne prostate), e cila gabimisht eshte harruar, duhet patjeter te matet sepse kur PSA eshte e larte sidhe Fosfataza Acide atehere eshte me i larte rreziku qe pacienti ka kancer prostate (Drasa. K).
6) Personalisht kam 3 vite (sic them edhe ne studim) qe nuk ju rekomandoj pacienteve – matjen e nivelit PSA por Ju kerkoj qe te bejne matjen e PSA sipas metodes se re, e cila quhet Prostate Health Index (PHI).
7) Qartesisht dhe Shkencerisht, pergjigja finale e pyetjes dhe dilemes te burrave eshte qe:“ Matja e nivelit PSA te mos behet me si rutine (Check-up) por te fillohet me kalkulimin e PHI sipas kalkulimit: Beckman Coulter’s phi”.

Prof. KIM; a ka ndonji material zyrtar amerikan qe konfirmon studimin tuaj pra ka arritur ne konkluzione shkencore, te cilat përputhen me studimin tuaj?

Kim Drasa: Autoriteti me i larte, ne bote per te vendosuur mbi taktikat per parandalimin e semundjeve, absolutisht eshte US Preventive Services Task Force (USPSTF) rekomandimet e te cilit kane impaktin me te madh ne praktiken e mjeksise. Qysh nga botimi I pare, ne 1989, ky autoritet ka bere 5 studime (Update) per testimimet per kancerin e prostates, te cilat i ka botuar ne guidelines e vet. Ka percaktuar qe testimi per kancer prostate te filloj me PSA dhe me ose jo te ekzaminimit rectal, me gisht, te prostates dhe te fillonte me burrat te moshes 50 vjec, e siper.

Botimi i fundit i USPSTF ka qene ne dt 29 Tetor 2019 ku u perfshine nxjerrja e konkluzioneve nga 3 studime, me te gjera dhe me te shtrira ne kohe (10 vite, sic ishte studimi im) dhe jane:

1) Studimi ne USA dhe quhet PLCO (Prostate, Lung ‘Mushkri’, Colorectal, Ovarian) ku u perfshine me teper se 74.000 burra, me moshe nga 55 deri 74 vjec dhe ju nen/shtruan biopsise, ata burra, te cileve ju doli niveli I PSA mbi 4.0 ng/ml si dhe njekohesisht kishte dyshime per kancer prostate gjate ekzaminimit me gisht, te prostates (DRE).

2) Studimi ne Europe, i cili emertohet ERSPC (Europian Randomized Study for Prostate Cancer) ku u perfshine 182.000 burra dhe sipas shteteve pragu i nivelit normal te PSA ishte 3.0 ng/ml dhe disa shtete e kishin deri 4.0 ng/ml. Vetem Danimarka dhe Belgjika shtuan edhe ekzaminimin me gisht, te prostates (DRE, si ne USA) dhe te gjitha shtetet e tjera, investiguan vetem nivelin e PSA.
3) Studimi ne UK, i cili emertohet CAP (Cluster PSA testim per Prostate Cancer) ku u perfshine 415.357 burra me moshe nga 50 deri 69, te cilet u ftuan, ne matje e nivelit PSA dhe normale u quajte nga 0 deri 3.0 ng/ml. Keto 3 studime perdorwn intervale te ndryshme te testimit te nivelit PSA, te cilat varionin nga 1 here, ne vit dhe nga 1 here ne kater vite. Gjithashtu, nivelin e PSA per te caktuar detyrimisht se: A do të benin biopsy, pacientët? e kishin caktuar sipas varianteve te tyre: nga 2.5 ng/ml deri 10 ng/ml pra sic i kisha edhe une ne studimin tim dhe permeteper kete diapason te PSA, ndaj te cilit kam qene ok, e kam paraqitur ne shtypin e shkruar, qe para 2 vitesh.

Ne fund te ketyre 3 studimeve, masive, per 10 vite: as ERSPC, as PLCO, as CAP nuk arriten ne ndonje perfundim qendror qe mbigjithcka te percaktonte saktesisht perfitime per te zbuluar qe ne fillim ose sa me parw kancerin e Prostates, duke bere testimin periodik te nivelit PSA. Absolutisht, konkluzionet shkencore te ketyre 3 studimeve, ku u perfshi gjithe shkenca boterore arriten ne unison me konkluzionin madhor te studimit tim. Permeteper, titulli i studimit tim:“PSA Vdiq, Jete te gjate PSA”, i permbledh te gjitha konkluzionet e ketyre studimeve. Qartesisht, amerikanet u suprizuan nga kjo gjetje reale, shkencore dhe prandaj me dhane cmimin e vendit te pare.

Prof. KIM, çfarë mesazhi keni për lexuesin

Kim Drasa: Absolutisht, jam i detyruar moralisht si djali i te madhit MAKSUT DRASA, i cili me ka edukuar qe te jem gjithmonë i drejt shkencërisht dhe kurajoz per te paraqitur edhe gabimet e mjekësisë sepse duke i mesuar popullit gabimet, do behet me i kujdesshem ne vendimet qe do marri per te mbrojtur shendetin. Rrjedhimisht, ne kete rast, mesazhin per lexuesin po e jap duke paraqitur nje rast ekstrem qe ka ndodhur ne USA. Si anëtar i Urologjise Amerikane midis shume lajmeve, me ka ardhur nje lajm (Maj 2019) dhe kete po e paraqes pa koment:

“Burri, (me jete aktive seksuale), si rutine (Check-up), beri testin e nivelit PSA. Niveli i rezultoi mbi norme (e rritur). Urologu i propozon berjen e biopsise Prostates. Burri dhe familja pranuan. Biopsia rezultoi positive (Kanceroze). Mjeku ju tha qe duhej operuar sa me pare dhe operacioni u krye. Pacientit ju hoq prostata (radical prostatectomy). Sipas rregullit absolut, prostata u dergua per Biopsi. Fatmiresisht, cuditerisht, pergjigja e biopsis prostates doli negative pra JO kanceroze. Logjikisht, kuptohet qe pacientit i ishte hequr gabimisht Prostata???? Ai pati humbje te aftesive seksuale (lidhja ne cift u rrezikua). Mbas kesaj pacienti dhe gruaja u revoltuan dhe ajo hapi gjyq kundra spitalit dhe kerkuan si demshperblim 26 milion dollare. Mbas dy vitesh me procedurat e gjykimit, pacienti fitoi gjyqin dhe u demshperblye me 23 milion dollare”.

Titulli i studimit eshte mesazhi me i qarte sepse PSA eshte specifike per prostate. PSA do vazhdoje te matet edhe per arsye ekonomike se eshte ekzaminimi me mw pak kosto. Gjithashtu, testimi i ri, te cilin e perdor  per pacientët e mi e qe quhet PHI eshte prap analize me baze PSA por me tjeter formule kalkulimi (Beckman Coulter), e cila behet nga gjaku i qe merret thjesh sic behet per PSA por eshte tre here me e sigurt se matja e thjeshte e nivelit PSA. Padyshim, per gjetjen e ketij titulli te studimit jam frymezuar nga shprehja: “Vdiq Mbreti, Jete te gjate Mbretit” (“The KING is Dead, Long Live the KING”). Kjo eshte shprehja, me tw cilen perfundova paraqitjen e studimit, ne Nju Jork (USA).

Rreth profesorit: 

Prof. KIM, morri çmimin e vendit te pare ne simpoziumin e mbajtur në qendrën e kërkimeve shkencore për zbulimin dhe mjekimin e kancerit te prostatës, e atashuar ne spitalin me te madhe te Nju Yorkut, ne Mount Sinai Hospital (Manhatam, NY), me studimin me teme:”PSA vdiq, Jete te gjate PSA”.

Prof. KIM M. DRASA, mjek i njohur, aktualisht me kete cmim te pare qe mori ne Nju Jork (USA), absolutisht ka arritur ne majat e shkencës mjekësore dhe nuk ka me qe gjate artikujve te citoje vetem theniet e eksperteve, botërore te Prostates por citon perfundimet personale sidhe ekspertet boterore te prostates, ne artikujt e tyre kane fillar ti referohen konkluzioneve te Prof. KIM.

*Urolog & Seksolg President AUSA “MAKSUT DRASA”
Kim Drasa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura