Kamëz, tentoi të përdhunojë të miturën, arrestohet ish-futbollisti

Mar 4, 2015 | 12:24
SHPËRNDAJE

Foto ilustruese

Tiranë- Policia e Shtetit ka vënë në pranga një ish-futbollist të ekipit të Vorës pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një të mitur.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, bëhet me dije se Ervin Luka akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një mbremjen e djeshme në Kamëz të miturën me iniciale V.L.

Mësohet se Luka ka qenë futbollist i ekipit të Vorës, ndërsa tashmë është i papunë.

Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura