“Kam folur me ish të fejuarin dhe më tha…”/ Konkurrentja e “Për’puthen” i habit të gjithë me deklaratën e papritur

Sep 17, 2021 | 17:09
SHPËRNDAJE

Konkurrentja e “Për’puthen”, Mikela Pupa, ka rrëfyer dje pas transmetimit të takimit me Bruno Shemshon, detaje nga jeta e saj personale. 26-vjeçarja tregoi se ka bashkëjetuar për gjashtë vite me ish të fejuarin e saj, por marrëdhënia e tyre mori fund për shkak të tradhtisë nga ana e tij.

mikela pupa, bruno shemsho (1)

Pupa tha se kanë kaluar vetëm pesë muaj që nga ndarja dhe tashmë ka frikë të besojë, sepse druhet se i ndodh e njëjta gjë. Bruno u shpreh gjatë takimit me Mikelën se e kaluara e saj nuk i intereson fare dhe se është vetëm sjellja e saj në të tashmen ajo që i bën përshtypje.

mikela pupa, bruno shemsho (6)

Konkurrenti u shpreh shumë i mërzitur kur Pupa deklaroi se ka folur me ish të fejuarin e saj në telefon në ditën e parë që është bërë pjesë e programit të dashurisë.

Ka qenë lidhja ime e vetme, Unë jam lidhur që studente me të. Ka qenë i dashuri im i parë dhe i vetmi. I jam shumë mirënjohëse për faktin që jam rritur me të dhe prej tij kam mësuar shumë gjëra dhe ka qenë dashuria ime e parë, por nuk kam pasur arsye pse ta ofendoj.

mikela pupa, bruno shemsho (2)

Njerëzit arrijnë në një pikë që të zëvendësojnë, duan dikë tjetër në jetë… Pas një pauze, kam biseduar me personin në fjalë. Edhe ai më kontaktoi kur më pa në këtë program. Edhe ai është i vetëdijshëm që çdo gjë tani për mua ka mbaruar. Më tha: ‘Ishalla të nxjerrin që javën e parë’”,- tha Mikela.

Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Brunos, i cili tha: “Domethënë ke folur gjatë kohës që është transmetuar programi? Të ka shkruar dhe keni shkëmbyer batuta? E ke shok tani, dërgoni meme?”.

mikela pupa, bruno shemsho (4)

Mikela u përgjigj: “Jo, nuk e kam shok, por në momentin që do më mari të më pyesi se si je, do ta pyes gjithashtu se si është.

Bruno tha: “Seriozisht?! Bukur! Flakë… Në momentin që hyj në këtë program… se të gjithë kemi kaluar shumë histori, edhe unë kam kaluar shumë histori. Edhe me konsensus i kemi mbyllur, edhe me respekt edhe me dashamirësi…

mikela pupa, bruno shemsho (8)

Por kur hyn këtu dhe ke gjithë këta djem për të njohur dhe kemi pesë goca si yje, duhet të paktën të respektosh faktin që je këtu dhe të mos bisedosh, as të dërgosh meme. Batuta: ‘Ishalla të nxjerrin andej, që të të kap unë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura