Në akuzë për “kallzim të rremë”, Gjykata e Lartë: “Arrest me burg” Durim Bamit

Mar 30, 2015 | 12:15
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Gjykata e Larte ka vendosur te lere ne burg Durim Bamin, ne akuze per “kallzim te rreme”, personin qe u be i njohur si ‘atentatori’ i paguar per ekzekutimin e deputetit Tom Doshi dhe Mhill Fufi.

Pas nje seance qe zgjati rreth dy ore, Kolegji Penal vendosi ne ngarkim te tij masen e sigurise “arrest me burg”, qe e detyron Bamin te qendroje ne qeli, nderkohe qe vijon procesi hetimor. 

Durim Bami duke hyre ne Gjykaten e Larte

Masa ndaj tij do të shqyrtohet nga e njëjta trupë gjyqtarësh që vendosën arrestin e shtëpisë për dy deputetët Mark Frroku dhe Tom Doshi.

Bami duke u derguar ne Gjykate

Artan Zeneli, Admir Thanza, Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj dhe Majlinda Andrea do të vendosin për Bamin, i cili aktualisht ka marrë masën e sigursë burg pa afat nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Relator është caktuar Aleksandër Muskaj.

Durim Bami ne Gjykate

Mbi Bamin tashmë rëndon akuza e kallëzimit të rremë, pasi disa ditë më parë, Prokuroria i ndryshoi akuzën nga ajo e vrasjes së mbetur në tentativë.

Durim Bami

Më 26 Mars, Prokuroria e Përgjithshme iu drejtua Gjykatës së Lartë me kërkesën për rivlerësimin e masës së sigurisë për Bamin. Sakaq dje, Bamit më herët i është komunikuar edhe akuza “per deklarim te rreme perpara prokurorit”. 

Durim Bami ishte personi i shfaqur ne videon e Tom Doshi, per te cilin deputeti deklaroi se ishte porositur nga kreu i Kuvendit, Meta per ekzekutimin e tij dhe te deputetit demokrat Mhill Fufi.

Durim Bami

Por vete Bami e rrezoi kete version duke thene se ai ishte mesuar nga Doshi per te thene versionin qe vete deputeti kishte deklaruar publikisht. 

Me pas, Doshi ka thene se ekziston nje tjeter video, ne te cilen Durim Bami kercenohet ne qeli nga nje polic i Reneas me jeten e femijeve te tij, por edhe kete Bami e ka quajtur te pavertete dhe sajese te Doshit.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura