Kalimi i VIP-ave nga tuneli, Policia: Listën e bëri FSHF, ne vetëm e zbatuam

Oct 9, 2015 | 10:58
SHPËRNDAJE

Megjithë urdhrin e Policisë për të bllokuar tunelin e rrugës Tiranë- Elbasan, dje para ndeshjes, shumë zyrtarë, deputetë, ministra dhe gjyqtarë nuk e zbatuan atë, por kaluan nga rruga më e shkurtër.

Ndërsa qytetarëve të thjeshtë, iu desh që ti dilnin nga Durrësi për të shkuar në Elbasan.

Policia rrugore dje në hyrje të tunelit Elbasan-Tiranë
Policia rrugore dje në hyrje të tunelit Elbasan-Tiranë

Gazetari i Panorama Armand Bajrami fotografoi disa makina zyrtarësh të cilët kalonin nga tuneli rreth orës 19 ndërkohë, që në këtë orë sipas Policisë, ky segment do të ishte i mbyllur.

Por në një reagim të ditës së sotme Policia bën të ditur se listën e personave që do të lejohet të kalojnë nga tuneli e ka hartuar Federata Shqiptare e Futbollit, ndërsa ajo vetëm e ka zbatuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura