Ka hequr dorë nga koncertet, Rozana Radi tregon për herë të parë arsyen: Më ndoqën me makinë, ishim 3 vajza, e kisha të pamundur…

Oct 3, 2019 | 9:47
SHPËRNDAJE

rozana

Prej shumë vitesh, këngëtarja Rozana Radi nuk merr pjesë në koncerte muzikore. Arsyen e zbuloi në një intervistë për “Glamour Zone” , ku rrëfeu se gjithçka erdhi pas fansave që e ndoqën me makinë një natë pas nje koncerti ne Vlore.

Rozana Radi: Nuk dua të prek asnjeri por janë disa fansa që kanë dëshirë të jenë non stop me mua dhe e kam kohën shumë të limituar. Një ndër arsyet që e kam ndërprerë muzikën dhe nuk shkoj më nëpër koncerte është dhe arsyeja e fansave.

Unë e kam lënë pas një koncerti në Vlorë, në të cilën ishin mbledhur disa fansa të mi. Pasi bëra foto, i përshëndeta, ndejta me to, u nisa drejt Tiranës dhe e kisha të pamundur sepse filluan të më gjëmonin mbrapa me makinë dhe më krijoi një si tip paniku.

Atë natë, ne kemi qenë tre vajza. Ishin dy shoqet e mia që më shoqëronin dhe unë, e u bë pak e tepërt, krijoi panik gjëja. Kjo më ka krijuar një gjë jo të mirë dhe më ka lënë pasojë në jetën time. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura