Justin Bieber e keqtrajton? Bashkëshortja e këngëtarit zbulon se çfarë ndodh vërtet pas dyerve të mbyllura

Sep 20, 2021 | 9:47
SHPËRNDAJE

Prej pak kohësh në rrjet po qarkullon lajmi se Justin Bieber e keqtrajton bashkëshorten e tij, Hailey-n. Modelja, e cila u martua në fshehtësi me Bieber në vitin 2018, foli për marrëdhënien e saj me artistin në “Cool For the Summer”.

justin dhe hailey bieber (6)

Ka kaq shumë fjalë që ai sillet keq me mua“,- shpjegoi Hailey. “Por janë aq larg nga e vërteta dhe marrëdhënia jonë është tërësisht e kundërta e asaj që thonë.”

Disa fansa kanë vënë në dukje një video, që e tregon Justin-in kur del nga koncerti. Në një moment ai duket sikur i bërtet partneres së tij.

justin bieber hailey bieber (6)

Një person i cili dyshohet se ishte dëshmitar i kësaj, shkroi në “Twitter” për situatën: “Unë isha pikërisht atje duke ecur pas tij dhe ai nuk po i bërtiste asaj. Justin sapo kishte zbritur nga skena, pas një koncerti që bëri bujë dhe kishte shumë adrenalinë. Ata të dy ishin duke qeshur, por sigurisht që kjo është pjesa që nuk postohet në video. Ndaloni së shtrembëruari gjërat.”

justin bieber hailey bieber (1)

Në atë kohë, Hailey gjithashtu u mundua t’i jepte fund thashethemeve me një postim në Instagram. Ajo ndau një fotografi të saj dhe Justin, duke u puthur së bashku, me mbishkrimin: “Po kujtoj se sa mahnitëse ishte fundjava e kaluar. Kam kaluar kohën më të mirë e rrethuar nga kaq shumë dashuri. Çdo fjalë tjetër përreth është gënjeshtër. Mos u ushqeni me fjalë negative“.

Hailey hodhi poshtë çdo fjalë në bisedën e saj me Lovato-n, kur tha: “Unë jam me të vërtetë me fat, sepse jam me dikë që është jashtëzakonisht i respektueshëm ndaj meje, i cili më bën të ndihem e veçantë çdo ditë.

justin bieber hailey baldwin4

Në vitin 2019, Hailey foli për sfidat në martesën e saj, teksa tha:

Ne jemi dy të rinj që po mësojmë. Unë nuk do të ulem këtu dhe të gënjej dhe të them se e gjithë kjo është magjike. Gjithmonë do të jetë e vështirë. Ju nuk do të ndiheni mirë çdo ditë.

Ju nuk zgjoheni çdo ditë duke thënë: ‘Unë jam absolutisht shumë e dashuruar dhe perfekte.’ Kjo nuk është ajo që quhet martesë. Por gjithsesi ka diçka të bukur në të – në lidhje me dëshirën për të luftuar për diçka, për të jetuar me dikë që e do.

hailey bieber (3) hailey bieber (3) hailey bieber (1) hailey bieber (1) hailey bieber (8) hailey bieber (1) hailey bieber (2) justin hailey bieber (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura