Juli Pasha dhe Aurela Gaçe, pushime si mikesha

Jun 29, 2013 | 15:41
SHPËRNDAJE


Zakonisht këngëtaret takohen në koncerte dhe, më shumë sesa rivale, shpeshherë shoqërohen si mikesha që, përveç punës, të ndajnë disa momente çlodhjeje me njëra-tjetrën. Juli Pasha dhe Aurela Gaçe janë fotografuar së bashku me veshje “casual” këtë fillim vere, ndryshe nga ç’jemi mësuar t’i shohim me veshje skenike. Aurela ka vendosur kapele, pasi shkurtoi flokët dhe u rishfaq për të dytën herë në karrierën e saj si këngëtare si tullace, ndërsa Juli më e përmbajtur në look-un e saj skenik, në këtë foto e shohim në stil sportiv, jo si zakonisht. Të dyja artistet janë shumë aktive në lokalet e jetës së natës në Tiranë dhe pritet që në verë të këndojnë në ambiente të hapura. Gjithashtu të dyja kanë për menaxherë partnerët e tyre, Juli bashkëshortin e saj Altinin dhe Aurela, të dashurin Skerdi, me të cilin do lidhë kurorë në shtator.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura