Josa: Kolën e ndihmoi vjehrri im për shkollën, babai im i mjekonte djalin…

Aug 25, 2018 | 11:51
SHPËRNDAJE

Shpeshherë debati mes dy miqve apo ish-kolegëve bëhet më i ashpër sesa mes dy njerëzve që përplasen rastësisht apo që nuk e njohin njëri-tjetrin. Josa dhe Kola i përkasin “familjes” bardheblu dhe të dy kanë lënë gjurmë në futbollin e viteve ’80, si me fanellën e Tiranës, ashtu edhe me atë të ekipeve kombëtare.

Josa

Kujt ia merrte mendja se pas tri dekadash, Josa dhe Kola, ata pra që ngrinin peshë zemrat e tifozëve, do të lëshonin një mori kritikash në adresë të njëri-tjetrit. Ish-sulmuesi këmbëngul se Josa ka përgjegjësi kryesore për rënien e Tiranës nga kategoria një vit më parë dhe është i bindur se Mireli duhej të kishte pasur burrërinë ta linte ekipin kur u pa qartë se çfarë po luhej në kurriz të tij, të skuadrës dhe të emrit të madh të Tiranës.

Josa-Kola

Josa nga ana tjetër nuk heshti, por replikoi sipas stilit të Agustinit: ashpër dhe qartë. “Gjej ndonjë skuadër dhe bëj ndonjë punë që të të shohim se sa vlen”, ishte mesazhi i Josës për ish-shokun e skuadrës dhe ish-ndihmësin e tij te Tirana në rolin e trajnerit. Kola nuk u tërhoq dhe i kujtoi Mirelit se nuk ishte as bir komunisti dhe as nuk e kishte pasur vjehrrin trajner për të ecur përpara. Qartazi e kishte kunj për faktin se Josa është dhëndër i trajnerit të shquar Shyqyri Rreli. Josa e ka menduar gjatë dje replikën, që sipas tij do të jetë e fundit me Kolën.

Lajmin e plotë e lexonit në versionin print të gazetës “Panorama Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura