Jonida Maliqi në ‘listën’ e më të pasurve të showbiz-it? Ja çfarë thotë këngëtarja

Apr 2, 2017 | 11:49
SHPËRNDAJE

Jonida Maliqi është përfshirë në “listën” e personazheve më të pasur të showbiz-it shqiptar. Por e vërteta nuk është gjithmonë ajo që duket.

auto_43b723c0eee37f523d5e7d5a8f3809ad1491125429.jpg

E ftuar në “Thumb” këtë të shtunë, këngëtarja e njohur, e cila vetëm pak ditë më parë ka festuar 34-vjetorin e lindjes, ka folur ndër të tjera edhe për pasurinë.

A është Jonida Maliqi ndër këngëtaret më të pasura shqiptare?

“Ekonominë e tjetrit, ne e kemi shumë thjeshtë për ta bërë. E vërteta është se fasada të gënjen shumë. Unë kam një biznes që më ka ndihmuar shumë ekonomikisht. Unë vishem me marka, por vishem edhe me gjëra të lira që nuk kushtojnë shumë“, – tha këngëtarja referuar komenteve të shumta që janë bërë për pasurinë e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura