Johnny Depp mendon rikthimin në “Piratet e Karaibeve”, nis bisedimet me Disney për 300 milionë dollarë

Jun 27, 2022 | 15:26
SHPËRNDAJE

Johnny Depp thuhet se ka vendosur të kthehet në ‘Pirates of the Caribbean’ pasi u hoq në 2018.

Depp ishte aktori kryesor në pesë filmat gjatë 15 viteve të fundit dhe bëri atë që mendohej të ishte udhëtimi i tij i fundit në Black Pearl në ‘Dead Men Tell No Tales’ i cili u publikua në 2017. Por një burim i tha ‘Poptopic’ se aktori 59 vjeçar ka qenë në bisedime me Disney për një ‘marrëveshje prej 300 milionë dollarësh’ pasi fitoi gjyqin e tij për shpifje kundër Amber Heard.

Sipas burimit Disney është i interesuar të rregullojë marrëdhënien me Depp dhe së fundmi kanë kontaktuar me të. “Ata kontaktuan me aktorin përpara gjyqit të tij për shpifje kundër Amber Heard dhe e pyetën nëse ai do të ishte i interesuar të kthehej për një tjetër film ose dy.” Burimi shtoi se një tjetër projekt është në proces e sipër për Disney Plus. “Marrëveshja thuhet se është që Johnny Depp të kthehet si Jack Sparrow në ‘Pirates of the Caribbean 6’ dhe një seri spin-off Disney Plus për jetën e hershme të kapitenit të The Black Pearl. Ajo që mund t’ju them është se studioja ka shkruar tashmë një draft për një film për Jack Sparrow, kështu që ata kanë shumë shpresë që Johnny t’i falë ata dhe të kthehet si personazhi i tyre ikonë.”

Burimi tha se shtëpia mediatike po punon për një ‘marrëveshje prej 300 milionë dollarësh’ për të tërhequr Depp-in dhe gjithashtu thuhet se po shton një ‘donacion të konsiderueshëm’ për një bamirësi të zgjedhur nga Depp. Producenti i ‘Pirates of the Caribbean’ Jerry Bruckheimer foli për përfshirjen e ardhshme të Johnny Depp gjatë një interviste me ‘The Sunday Times’ kur gjyqi ende nuk kishte mbaruar.  Kur u pyet nëse Depp do të kthehet, Bruckheimer thjesht tha: “Jo, në këtë pikë ku jemi. E ardhmja ende nuk është vendosur.” Ndërkohë, ai konfirmoi se është në bisedime me Margot Robbie për të qenë në një nga dy skenarët e ‘Pirates of the Caribbean’ që janë aktualisht në zhvillim.

Gjatë gjyqit, Depp tha se nuk ka interes të kthehet në sheshxhirim. Në një moment, avokati i Heard e pyeti aktorin: “Nëse Disney do të vinte tek ju me 300 milionë dollarë asgjë në këtë botë nuk do t’ju bënte të ktheheshit dhe të punonit me ‘Disney’ për ‘Pirates of the Caribbean’?” Dhe Depp u përgjigj: “Kjo është e vërtetë, zoti Rottenborn.”

Depp foli për humbjen e rolit në gjykatë kur u pyet për një artikull të ‘Daily Mail’ nga 2018 që thoshte se Depp nuk do luante më si Jack Sparrow.  “Nuk isha në dijeni për këtë, por nuk më habit”, dëshmoi Depp. “Kishin kaluar dy vjet me diskutime të vazhdueshme në mbarë botën për mua që isha abuzues. Kështu që unë jam i sigurt se Disney po përpiqej të ndërpriste lidhjet për të qenë i sigurt. Lëvizja #MeToo ishte në kulm në atë moment.”

      
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura