‘Jo s*ks me tifozët gjatë Botërorit”, vjen reagimi i Putinit: Vajzat ruse…

Jun 16, 2018 | 10:10
SHPËRNDAJE

Vladimir Putin ka hedhur poshtë thirrjet për vajzat ruse që të përmbahen e te mos kene raporte seksuale me turistët gjate ketij Boterori.

1

Zëdhënësi i Putinit Dmitri Peskov u tha gazetarëve: “Sa për gratë ruse, ndoshta ato mund ta vendosin vetë. Ata janë gratë më të mira në të gjithë botën’.

Ai ishte duke iu përgjigjur një thirrjeje për ndalimin e seksit nga politikania Tamara Pletnyova, 70 vjeçe, e cila tha se gratë ruse nuk duhet te kishin raporte seksuale me tifozet ne kete eveniment te rendesishem te futbollit.

Reagimi erdhi pas deklarates se forte te bere dy ditë më parë polotikania ruse, Tamara Pletnyova e cila tha se si pasoje e ketyre raporteve mund te vijne ne jete fëmijë te racave të përziera, si ndodhi pas Lojrave Olimpike të vitit 1980 në Moskë.

Gjithashtu në atë periudhë sipas Tamaras Rusia u regjistruan lindje të shumta të fëmijëve që u detyruan të rriteshin pa baba. Ata ishin fëmijë të tifozëve ose të atletëve, të cilët pas Lojërave Olimpike ishin kthyer në vendet e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura