“Jemi në kufijtë e marrëzisë institucionale”- Vasjari komenton deklarata e Presidentit Meta: Do të kemi skenarë problematikë në ditët që do të vijnë

Feb 20, 2020 | 21:51
SHPËRNDAJE

Analisti Arjan vasjari, ndërsa ka komentuar deklaratat e Presidentit Meta të bëra ditën e sotme, tha se kemi të bëjmë me një precedent unikal.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Vasjari u shpreh se se tashmë ka nisur të dyshojë në rast se maxhoranca e do vërtetë reformën në drejtësi, duke shtuar se “do të kemi skenarë problematikë në ditët që do të vijnë”.

vasjari-734x450

Natyra e antiligjores dhe antijuridikes po merr trajtat e një implikimi politik, që unë nuk do të doja të ndeshja në këto momente. Nuk më intereson aq fati i maxhorancës, sesa të mbahet shtylla e reformës në drejtësi. Ka një shkelje kushtetuese. Unë besoj se do të kemi skenarë problematikë në ditët që do të vijnë. Ky është precedent unikal. Jemi në kufijtë e marrëzisë institucionale. Unë kam qenë shumë kritik ndaj sjelljes politike të presidencës. Kjo që po ndodh tani është spostim të së drejtës nga presidenti. Po e zëmë se jemi në situatë që kemi bllokim dhe na duhet zhbllokim. Maxhoranca po merr një nismë, që tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese. Përmes kësaj sjellje, delegjitimohet reforma në drejtësi por delegjitimohet edhe fakti që maxhoranca e do apo jo reformën në drejtësi”, u shpreh Vasjari./BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura