Japonia tronditet nga një tërmet i fuqishëm, ja sa ishte magnituda

Oct 1, 2022 | 21:39
SHPËRNDAJE

Një tërmet me magnitudë 5.6 ka goditur rajonin Kyushu të Japonisë, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

termet japoni

Tërmeti, i cili goditi pjesën më jugore të vendit nga katër ishujt kryesorë të tij, ishte 40 kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, epiqendra e tërmetit ishte në brigjet lindore të gadishullit Osum, në pjesën jugore të ishullit.

Japonia përjeton tërmete të shpeshta për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura