“Janë bërë lecka të Edi Ramës”- Presidenti Meta flet për vendimin për Borchardt: Disa diplomatë e kanë tepruar. Zbuluam kush është “Katica”

Nov 18, 2019 | 21:16
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta foli sërish për vendimin ndaj ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, duke nënvizuar se disa diplomatë janë bërë leckë për Edi Ramën.

metaa

I ftuar në “Open” në Top Channel, Meta tha se disa diplomatë e kanë tepruar me qëndrimet e tyre.

Nuk është në të drejtën e një ambasadori të vërë në dyshim dekretin e Presidentit për zgjedhjet. Ka qenë shumë i lartë edhe raporti i OSBE/ODIHR që dekreti i Presidentit mund të shqyrtohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

Pa dyshim ndaj personit jo ndaj OSBE-së. Qëndrimet e tij janë krejt të ndryshme nga raporti i OSBE/ODIHR që as nuk u publikua këtu nga zyra e OSBE-së derisa e përmendi kryetari i opozitës. Mendoj se ka disa diplomatë që e kanë tepruar si shumë. Janë bërë si lecka të Edi Ramës. këta janë justifikim për çdo shkelje të Kushtetutës dhe ligjit. Ai nxjerr këta dhe përdor këta për të kapur të gjitha institucionet, për të kapur sistemin e drejtësisë. Ne zbuluam kush është “Katica” jonë dhe “Katica” jonë është Dvorani.

Ka patur një lobim të fortë për t’i dhënë gjithë drejtësinë Edi Ramës. Pavarësisht se BE dhe SHBA-në kanë dhënë shumë para për çështje të tjera por këta kanë bërë çdo gjë për t’ia dhënë Edi Ramës. Këta kanë lobuar që t’ia jepnin me Kushtetutë Edi Ramës”, theksoi Meta.

Kreu i Shtetit tha se përgjegjës për situatën aktuale është edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Soreka është përgjegjës për situatën e sotme në Gjykatën Kushtetuese. Unë ja kam thënë në zyrë kur më ka ardhur me Danielsson. Më foli për suksese, por unë i thashë se ishim ka Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë. KED-në e prishi Rama me ambasadorët. U duhej një Dvoran që të bënin atë që bënë”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura