“Jam tmerruar”/ Ardi Veliu nxori videon e saj me armë, nëna e 15-vjeçarit të dhunuar tregon tentativën për të folur me drejtorin e Policisë: E telefonova, por…

May 29, 2020 | 19:44
SHPËRNDAJE

Nëna e adoleshentit të dhunuar nga disa policë në zonën e Liqenit Artificial Zajda Cobo përmes një prononcimi në “News 24” deklaroi se është ndjerë e tmerruar nga video që ka nxjerrë drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

pjimage - 2020-05-29T193936.694

Cobo tha se përgënjeshtron gjithcka dhe se pamjet ishin marrë në rrjetin e saj social, teksa po xhironte një film.

Jam ndjerë e tmerruar. E kam telefonuar drejtorin e Policisë Ardi Veliun dhe ai nuk ma ka hapur telefonin. Veliu ka cenuar figurën time në mënyrë ekstreme. Kjo është skenë filmi. Video është bërë në një prapaskenë filmi që kam realizuar. Video është realizuar në vitin 2018. Gjendet në FB tim. I bie që ka gërmuar kaq shumë në rrjetet sociale. Nuk e kuptoj se me cfarë të drejte e publikon atë video. Cështjen do ta coj në gjykatë”, tha Cobo.

Zajda Cobo vlerësoi më tej se fëmija i saj ka qenë brenda orarit të përcaktuar nga qeveria për të dalë banesës.

“Nuk mund t’i quaj policë ata persona. Policët i kërkonin fëmijës sim kartën e identitetit dhe ai tha se nuk e ka sepse nuk i ka mbushur 18 vjec. Dua mbrojtje nga SHCBA, nga Avokati i Popullit, nga Shoqatat e të Drejtave të Fëmijëve. Është e pavërtetë që djali im të ketë dalë jashtë orarit të caktuar për Covid-19. Unë do kërkoj të drejtën e djalit tim deri në fund. Tani ndihet më mire”, u shpreh Cobo.

LEXO EDHE:

Dhuna ndaj 15-vjeçarit/ Ardi Veliu publikon videon e mamasë së të miturit: Shikoni se nga çfarë familje vjen dhe gjykojeni vetë

“Shikoni nga çfarë familje vjen ky fëmijë”- Ardi Veliu publikoi videon me armë të mamasë së 15-vjeçarit të dhunuar nga Policia, reagon Zaida Çobo: Jam aktore, pamjet nga xhirimet e filmit. Do ngre padi

“Përbalti me sajesa kriminale nënën e 15-vjeçarit të dhunuar”, ish-deputetja kërkon shkarkimin e Drejtorit të Policisë: Ardi Veliu, fytyra sadiste e pushtetit kriminal që….

‘Duhet shkarkuar menjëherë, të çohet para drejtësisë’, Paloka reagon ashpër pasi drejtori i Policisë nxori videon me armë të mamasë së 15-vjeçarit të dhunuar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura