“Jam gjallë”, Alberti telefonon prefekturën. Ishte shpallur i zhdukur pas tragjedisë në Genova

Aug 18, 2018 | 10:59
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që ka shkuar në 41 numri i viktimave në tragjedinë e Genovas, një gjerman që ishte raportuar në listën e personave të zhdukur ka befasuar me një telefonatë në polici.

genoa12

TGCom raporton se bëhet fjalë për shtetasin Loohuis Albert, një nga personat që zyrtarisht ishte shpallur i zhdukur.

Ai ka telefonuar në numrin e dedikuar për emergjencat në prefekturë, dhe ka thënë se është gjallë dhe në shëndet të mirë.

Telefonata është bërë mëngjesin e sotëm. Mbetet tashmë i zhdukur dhe pa gjurmë Mirko Vicini, punëtor në Amiu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura