Ja si tifozët sulmojnë makinën e Gareth Bale, pas disfatës në El Clasico (VIDEO)

Mar 23, 2015 | 19:47
SHPËRNDAJE

Gareth Bale ka pasur disa muaj jo te mire në Real Madrid kohet e fundit. Kur skuadra ishte në kulmin e saj sa i takon fitoreve, ai ishte goxha popullor, por tani gjërat kanë ndryshuar për djemte e Carlo Ancelotti.

 

Bale është bërë një figurë e urryer për shumë tifozë te skuadres. Megjithatë, per shkak te renies se popullaritetit, ai nuk e merrte dot me mend se deri ku mund te arrinte inati i tifozeve.

Keta te fundit, te zemëruar e kane pritur futbollistin pasi ka dale nga kampi i trajnimit te skuadres, dhe i kane goditur makinen me grusht, teksa ai largohej me shpejtesi.

Madje siç raporton “Daily Mail”, duke thirrur epitete të tilla si “HIJO de Puta!”, zhargon i zakonshem ne gjuhen spanjolle, një referencë shumë e pasjellshme per nënën e Bales.

Futbollisti më i paguar në botë u sulmua nga tifozët teksa largohej nga baza e klubit te trajnimit.

Gazeta spanjolle AS refuzoi të japë per Balen një vleresim në renditjen e tyre për humbjen e Barçës, ndërsa gazeta sportive “Marca” shkruan: “Është e qartë se [president Florentino] Perez ka paguar € 100 milion për dikë me vlerë € 20 milion.” 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura