Ja pse femrat i braktisin meshkujt që i dashurojnë marrëzisht

Sep 29, 2020 | 23:54
SHPËRNDAJE

Femrat investojnë shumë në një marrëdhënie, në mënyrë që gjithçka të shkojë mirë. E besojnë dhe e dashurojnë pa limit partnerin. Nuk e vendosin kurrë veten në qendër, kur dashurojnë nga thellësia e shpirtit.

pyetja më e keqe që mund 'i bëni një çifti (2)

Por në fakt meshkujt duan të zgjidhen nga një grua “e fortë” dhe e pavarur. Tipi i femres që di sa vlen, që respekton veten dhe di si t’i bëjë të tjerët ta respektojnë. Në momentin kur një femër do të mësojë të respektojë veten e saj do te këtë më tepër sukses në marrëdhëniet me meshkujt.

Nëse femra nis e kupton se diçka nuk shkon, pavarësisht se e dashuron marrëzisht mashkullin që ka në krah, përgatitet ta braktisë sepse e kupton pas pak kohësh se e kishte dashur për arsyet e gabuara, të cilat çuan edhe në ndarje.

Këtu janë disa arsye se pse femrat braktisin meshkujt që dashurojnë: Mungesa e interesave të përbashkëta nuk është një shenjë e mirë.

 

Mungesa e dialogut do ta vrasë lidhjen tuaj.

Femrat kanë nevojë per dikë me të cilin mund të bisedojnë lirisht, për çdo gjë. Nuk është e zakonshme që një mashkull t’ju dëgjojë çdo herë, por nëse mungesa e dialogut bëhet gjithmonë dhe më prezente po i jep asaj një motiv për t’i dhënë fund lidhjes. Nëse ajo ka nevojë për ty e ti s’je kurrë, është njëlloj sikur t’i kërkosh të gjejë dikë tjetër sepse s’ka më asnjë interes në sytë e saj karshi teje.

Intimiteti është shumë i rëndësishëm.

Femrat kanë nevojë për intimitet po aq sa edhe meshkujt. Nëse nuk bën hapin e parë në shtrat e nëse nuk kënaq nevojat e saj me intime, atëherë ajo do të besojë se t’i kënaq të tuat diku tjetër dhe dëshira, që më parë ishte e dukshme, zbehet plotësisht. Me shumë mundësi nuk do të ndjehet më e deshiruar prej teje dhe kjo do të dëmtojë lidhjen tuaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura