Ja me kë rri Blushi në Parlament, gjeni cilët janë krenaristët dhe kanabistët

Apr 25, 2015 | 15:54
SHPËRNDAJE

Një nga lajmet më të bujshme të javës që po mbyllim, ishte analiza që deputeti dhe shkrimtari Blen Blushi bëri te gazeta “Panorama”. Ndër të tjera, Blushi fliste për zhgënjimin që kishte pësuar ai personalisht, por edhe shumica e njerëzve të thjeshtë nga kjo qeverisje si performancë, si dhe nga Rilindja, e cila iu ofrua qytetarëve të këtij vendi si një strategji për t’ua zgjidhur problemet, por në fakt ua “shtoi” ato. Në shkrim, Blushi thoshte se në partinë e tij sot ekzistojnë dy lloj tipologjish të politikanëve; krenaristët, ata që janë krenarë edhe për dështimet dhe kanabistët, ata që mendojnë se zgjidhjet ekonomike të këtij vendi vijnë vetëm nga legalizimi e më pas kultivimi i kanabisit. Pas këtij shkrimi, pyetja e parë që të vjen ndër mend është: Me kë rri Ben Blushi në partinë e tij? Kë ka mik ose mikeshë, cilët janë ata që ndajnë të njëjtin mendim dhe këndvështrim me të, apo janë të gjithë ose krenarisë ose kanabistë dhe ai rri me ta vetëm në kohën që pi një cigare në oborrin e Parlamentit? Ne përgjigjet e këtyre pyetjeve nuk dimë t’i japim, por nga fotot që sjell fotografi ynë çdo të enjte nga oborri i Parlamentit, ajo që të bie në sy, është se Blushi rri gjatë gjithë kohës me të majtët dhe kryesisht me ata që pinë duhan njëlloj si ai. Në këtë grup futen ministri Saimir Tahiri, deputeti Bashkim Fino, Dashamir Peza, ministri Arben Ahmetaj etj. Po këta miq të Blushit, a thua hyjnë te ndonjëri nga dy grupet apo mund të quhen thjesht tymosësit?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura