Ja çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse vishni sytjena çdo ditë

Mar 26, 2021 | 23:43
SHPËRNDAJE

Sytjenat në ditët e sotme janë në format nga më uniket dhe varietetet e dizajnit të bëra për të kënaqur çdo grua që i vesh ato.

Përveçse e bëjnë çdo veshje tuajën të duket mirë, përdorimi i sytjenave ka edhe disa përfitime të tjera, sipas “Bright Side”.

  1. Do të ndjeni më pak dhimbje në qafë.

sytjena (2)

Ju mund të keni dëgjuar që gjoksi madh mund të ndikojë në shtyllën kurrizore. Për fat të keq, gjoksi madh mund të shkaktojë tendosjen e qafës dhe dhimbje tek supet dhe tek kurrizi.

Edhe pse disa njerëz, me këshillën e mjekëve të tyre, e zvogëlojnë gjoksin, përdorimi i sytjenave të rehatshme dhe të përshtatshme mund t’ju ndihmojë në mbështetjen dhe lehtësimin e kësaj dhimbjeje.

  1. Mënyra se si qëndroni mund të përmirësohet.

sytjena (5)

Graviteti nuk do të kursejë askënd prej nesh. Duke marrë parasysh që pesha e gjoksit mund të shkaktojë shqetësime, qëndrimi juaj mund të ndikohet gjithashtu për të njëjtën arsye. Sytjenat mund të zvogëlojnë problemet kurrizore.

  1. Gjoksi juaj nuk do të lëndohet gjatë ushtrimeve.

sytjena (1)

Fatkeqësisht, disa vajza dhe gra përjetojnë dhimbje gjiri gjatë ushtrimeve. Kjo ndodh për shkak të lëvizjes së indit të gjirit gjatë vrapimit ose stërvitjes së trupit, në përgjithësi. Zgjidhja është e thjeshtë: vishni sytjena sportive.

Kjo do të ndihmojë për të mbështetur pjesën e sipërme të shpinës tuaj dhe, natyrisht, do të zvogëlojë çdo dhimbje që stërvitja mund të shkaktojë.

  1. Do të përjetoni rritje të besimit në vetvete.

sytjena (3)

Modelja dhe biznesmeni i famshëm Dita von Teese dikur tha: “Mos kurseni për të brendshme të mira, vishni ato për veten.”

  1. Do të dukeni në modë.

sytjena (4)

A përpiqeni gjithmonë të fshihni rripat e sytjenave nën rrobat tuaja? Mos ki frikë më. Ekziston një trend në rritje i modës që ka frymëzuar shumë gra të tregojnë sutjenat e tyre në një mënyrë elegante. Për këtë, zgjidhni sytjena me pamje të këndshme dhe kombinojini me pantallona me bel të lartë.

  1. Ju mund të keni një përvojë më të mirë kur ushqeni me qumësht gjiri fëmijën tuaj.

sytjena (6)

Nëse ju pëlqen, mund të vishni sytjena komode dhe pa tel gjatë periudhave të gjidhënies për një mbështetje më të mirë.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.