Iva Tiço u ‘kthen’ përgjigje sharjeve banale të Bleonës, kësaj here me shoqe

Sep 26, 2015 | 10:41
SHPËRNDAJE

image_56
Iva Tiço, gazetarja e cila u përfshi në një furtunë sharjesh e ofendimesh, është shfaqur sot nën shoqërinë e mikeshave të saj të medias.

Koleget janë mbledhur në një vend në periferi të Tiranës (Uka Farm), me gjasë për të harruar ngjarjen e shëmtuar, kur Bleona iu drejtua publikisht me fjalët më të ulta shoqes së tyre.

Iva nuk ka reaguar pas deklaratave të këngëtares të cilat e shajnë atë në mënyrë vulgare.

Natën e mbremshme e ftuar te emisioni ‘Zone e lire’ të Arjan Çanit, Bleona nuk ka kursyer sharjet per Iva Tiçon, por këtë herë ka sulmuar edhe Iris Luarasin. “Iva Tiço është k*rvë, nuk po e shaj, po them të vërtetën, s’është një ofendim dhe unë do ta hedh në gjyq”. 

Ajo tha se me Ivën ka pasur një marrëdhënie korrekte, por që duket se ka marrë fund për shkak të akuzave të ndërsjella. Më pas, Bleona ka sulmuar edhe gazetaren tjetër, Iris Luarasi, duke i thënë se është kokëkashtë.

“Luarasi është kokëkashtë, duket si kokëkashtë dhe nuk më njeh fare mua, por më njeh vetëm nëpërmjet medias”, tha Bleona. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura