Iu vrau vajzën para syve çiftit të ri, shqiptarja akuzohet për krimin e rëndë. Detajet nga ngjarja

May 21, 2020 | 16:35
SHPËRNDAJE

emili shqiptare

Emily Jones, një vajze 7-vjeçare jeta ju pre në mes më 22 Mars teksa kishte dalë në një park lojërash me prindërit e saj, e në sy të tyre, të cilët nuk mundën të bënin dot asgjë, u sulmua papritur me thikë në qafë nga Eltiona Skana.

Skana është një 30-vjeçare shqiptare e cila është akuzuar për ngjarjen e rëndë e cila ndodhi në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit.

Mediat e huaja raportojnë se sipas hetimeve, shqiptarja dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Vogëlushja kaloi pranë një stoli ku 30-vjeçarja shqiptare ishte ulur dhe papritur u qëllua me thikë. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve për ta mbajtur në jetë, e vogla nuk ia doli.

Në media kjo vrasje është cilësuar si një ndër më të rëndat në dy dekadat e fundit. Më 26 Maj pritet që shqiptarja të dalë para gjykatës për tu njohur me dënimin.

26717398-8179463-Floral_and_cuddly_toy_tributes_to_the_seven_year_old_girl_Follow-a-1_1585820223688

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura