“Italia nuk e ka kaluar akoma pikun”, shifrat e reja për 24 orët e fundit, rritet numri i të vdekurve

Apr 3, 2020 | 18:42
SHPËRNDAJE

Italia mbetet ende në kulmin e epidemisë nga koronavirusi. Të dhënat nga buletini i sotëm i Mbrojtjes Civile flasin për një rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19 dhe viktimave gjithashtu.

164510763-76586b99-5595-46ad-abf5-eb74308a77b8

Gjatë 24 orëve të fundit rezultuan pozitivë 2.339 persona (në tre ditët e fundit kishte 2,107, 2,937 dhe 2,477 dje).

Fatkeqësisht, numri i viktimave mbetet i qëndrueshëm, gjë që ende nuk tregon shenja të ngadalësimit të epidemidë, shkruan “Repubblica”.

Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile, në njëzet e katër orët e fundit 766 persona kanë vdekur (dje viktimat ishin 760).

Në total numri i viktimave në Itali ka arritur në 14.681.

Të shëruarit gjithashtu mbeten në të njëjtin nivel dhe arritën në 19758, me një rritje 1480 persona të shëruar në 24 orë (dje u shëruan 1431 njerëz).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura