Italia u mposht me rezultatin 1-2 nga Anglia në ndeshjen e parë kualifikuese të Europianit. Në lidhje me këtë duel foli edhe trajneri i të kaltërve Roberto Mançini, që në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RAI SPORT” pas ndeshjes deklaroi:
“E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, por pësuam dy gola nga dy kënde. Pjesa e parë ishte më e vështirë, padyshim, ne dominuam pjesën e dytë dhe u përpoqëm të merrnim të paktën një barazim, gjë që mendoj se do të kishte qenë e drejtë. Në pjesën e dytë pamë një kombëtare të madhe dhe kjo është premtuese për të ardhmen.
Ishte rezultat zhgënjyes, por ka një rrugë të gjatë përpara. Retegui ka vetëm 3 ditë me ne dhe duhet të njohë shokët dhe futbollin Italian. Ka hasur pak vështirësi, sepse mbrojtësit e fortë fizikisht të Anglisë, e kanë kufizuar. Ka nevojë për pak kohë”, u shpreh ndër të tjera Mançini.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al