Italia do të luajë edhe me Shqipërinë, Bufon: Grup i fortë. Roli im? Unë nuk komandoj as në shtëpi

Mar 29, 2024 | 10:31
SHPËRNDAJE

Në Itali, tifozët dhe ambienti, janë jo pak në ankth për paraqitjen e “azzurëve” në “Euro2024”, në një kohë kur ekipi i Spaletit nuk ka qenë kurrë brilant këtë periudhë. As fati nuk ishte me ta, teksa goglat i vendosën në grupin e “ferrit” së bashku me Spanjën, Kroacinë dhe Shqipërinë.

bufon1

Pavarësisht këtyre detajeve, Xhanluixhi Bufon, shefi i delegacionit të përfaqësueses italiane, shprehet i bindur se Italia nuk do të zhgënjejë në Evropian: “Jemi një kombëtare me shumë djem serioz, të përulur dhe të lumtur që do të luajnë në Europian. Është një grup i fortë ai që kemi, por jam i sigurt se si do të shkojnë gjërat, figurë të shëmtuar nuk do të bëjmë”, u shpreh Bufon, duke bërë më pas edhe një koment rreth rolit të tij në përfaqësuese:

“Roli im në kombëtare është shef i delegacionit, por unë në fakt nuk komandoj askënd. Unë nuk komandoj as në shtëpinë time, imagjinoni në kombëtare. Ajo që bëj më shumë është ndërmjetësuesi mes trajnerit dhe lojtarëve. Për mua është kënaqësi pasi ky post mbahej nga një legjendë si Viali”, theksoi Bufon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura