“Ishte prekur që e përmendëm”- Quajti hajdute e mashtruese drejtoreshën e Hipotekës, banorja e Bërxullës: Kujt t’i djegë, le ta mbajë! Mua s’më trembet syri për asgjë

Mar 30, 2023 | 10:46
SHPËRNDAJE

Banorët e Bërxullës kanë vazhduar protestat e tyre për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar, pasi rrezikohen banesat e tyre, ndërsa kërkojnë shpronësim sipas çmimit të tregut.

Një prej banoreve tha se fshati i tyre është shkatërruar, ndërsa i është përgjigjur deklaratës së kreut të Kadastrës, Dallëndyshe Bicit pasi e kishte quajtur hajdute dhe gënjeshtare.

Banorja i ka kërkuar Bicit që të shkojë në Bërxullë për të biseduar me banorët, pasi në të kundërt ata paralajmërojnë bllokim të zyrave të Kadastrës.

“Fshatin Bërxullë e kanë mbaruar, të gjitha tokat i ka shkatërruar. Ishte prekur ajo që e kishim përmend ne, por ajo njihet ku ka punuar. Kujt i djeg le ta mbajë, pse nuk vjen Dallëndyshe Bici të flasë me ne, të na qetësojë, ajo nuk punon në zyra. Nëse nuk zbaton urdhrat tona, ne do bllokojmë zyrat e Hipotekës, të shohë kush janë banorët. Na ka dhënë afat 10 ditë, kështu që nuk më trembet syri për asgjë, po unë akte të këqija do marr, vetëm kur t’i shihni. Shteti shqiptar bën sikur nuk dëgjon. Edhe rruga këtu është e jona, as e Ramës e Ballukut, është pronë e jonë.

Policia na shtyn sikur jemi kosh plehrat, kush vjen këtu do marrë përgjigjen e duhur, njerëzit janë të lodhur. Shteti nuk pyet fare. Nëse nuk marrim përgjigje, ne më keq do bëjmë, unë jam pronar i tokës dhe shtëpisë, pse duhet të shkoj në rrugë ligjore. Nuk kam pasur shtëpi për të shitur, nëse ne nuk do reagonim firma do vazhdonte punën, ne ia kemi pezulluar. Nuk dorëzohemi, jemi më të fortë nuk heqim dorë asnjë minutë. Ky shtet le të bëjë si të dojë, shteti t’i verë gisht kokës. Vetë Rama e ka thënë që këtu do ketë rrugë dytësore, ato fjalë që ka thënë mos t’i mohojë. Asnjë nuk na nga ardhur nga politika, vetëm mashtrojnë. Asgjë nuk është bërë, njerëzit nuk dalin për qejf”, tha banorja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura