Ishte në provim para pak ditësh, studentja e Politeknikut del pozitive me Covid-19, ja vendimi që ka marrë Rektorati

Jun 29, 2020 | 12:42
SHPËRNDAJE

Universiteti-Studentet-696x464

Universiteti Politeknik i Tiranës ka marrë vendim që për shkak të situatës nga koronavirusi, të zhvillojë online sezonin e provimeve. Njoftimi vjen pasi edhe një studente ka rezultuar pozitive me Covid-19, e cila madje ka qenë e pranishme në një provim të zhvilluar para pak ditësh në ambientet e universitetit.

Rektori i këtij Universiteti thekson se studentja, që dyshohet se është infektuar, është në vitin e tretë të studimeve.

Dyshohet për një studente me Covid. Studentja në vitin e tretë te FTI. Studentja shfaqi shenja të Covid. Nëna e studentes, me Covid. Studentja në provim para 5 ditësh. Nuk anulohet sezoni i provimeve. Studentët do bëjnë online provimet”, thekson Rektori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura