“Ishte e jashtëzakonshme, u ndjeva përsëri si e virgjër”, 80-vjeçarja rrëfen seksin me të dashurin 45 vite më të ri: Do martohem me të, është perfekt

Jan 31, 2020 | 15:05
SHPËRNDAJE

Një pensioniste 80-vjeçare britanike ka rënë në dashuri me një 35-vjeçar egjiptian që e njohu në mediat sociale.

Ajo është e vendosur të martohet me të pavarësisht diferencës në moshë prej 45 vitesh.

Iris Jones, nga Weston-super-Mare, filloi të fliste me Mohamed Ahmed Irbriham verën e vitit të kaluar në një grup në Facebook u flitej për ateizmin.

Pas dy javësh, Mohamed i shprehu dashurinë e tij dhe në nëntor Iris udhëtoi drejt Kajro për ta takuar personalisht.

Vetëm pas katër ditësh ata vendosën të martoheshin në Kajro por nuk kishin dokumentat e duhura.

Tani ajo është e vendosur ta bëjë këtë martesë pavarësisht kundërshtimit të familjes së saj.

Iris këmbëngul se Mohamed nuk është i dhënë parave të saj dhe as nuk po kërkon pasaportë britanike.

“Nëse po martohet me mua për pasurinë time do zhgënjehet sepse për fat të keq jetoj vetëm me pensionin,”- tha e moshuara.

Ndërsa më pas shtoi: “Madje ai do të nënshkruajë një marrëveshje paramartesore sepse më do mua dhe jo shtëpinë time. Kam kaluar vite duke bërë njerëzit të lumtur dhe tani thjesht dua të martohem me njeriun që dua. Është thjesht i përsosur për mua.”

Ajo rrëfeu edhe momentin kur u takuan për herë të parë.

“U trondita sepse ishte shumë më i gjatë se unë. Por ai thjesht më dha një përqafim,”– tregoi gruaja.

Disa orë më vonë kryen marrëdhënie seksuale dhe Iris tregoi se e përjetoi: “Ishte e jashtëzakonshme. U ndjeva përsëri si e virgjër. Nuk ishte e lehtë për romantike.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura