Vdekja e Lirak Bejkos, Tufa: Berisha përgjegjës

Nov 3, 2012 | 10:14
SHPËRNDAJE

Një grup ish të përndjekurish politik i kanë shprehur sot ngushëllimet familjes së Lirak Bejkos, i cili humbi jetën një ditë më parë.

Ish koordinatori i grevës së urisë, Skënder Tufa akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin, Sali Berisha si përgjegjësin kryesor për vdekjen e tij.

“Ti, Sali Berisha  je përgjegjësi i drejtpërdrejtë i vdekjes së Lirak Bejkos. Ti je përgjegjës për të gjitha krimet. Shqiptarët do të vonojnë por nuk do të harrojnë.”- tha Tufa në dalje të shtëpisë së të ndjerit.

Të tjerë ish të përndjekur politik  u shprehën se edhe ata do të vdesin si shoku i tyre, në kërkim të të drejtave të tyre.

Trupi i pajetë i ish të dënuarit politik, Lirak Bejko pritet të mbërrijë të marten në Shqipëri.

“Jam i penduar se gur themeli do isha bërë unë, pasi ai ka dhe dy vajza. Nuk jam i penduar se çfarë kam bërë, pasi shokët e mi kanë vdekur në biruca”, u shpreh nje dite me pare, Gjergj Ndreca.

“Ne drejtojmë gishtin tonë drejt Kryeministrit Berisha për vdekjen e vëllait tonë”, deklaroi Skënder Tufa. “Ata që e futën Lirakun në burg, ata po e drejtojnë Shqipërinë”, u shpreh Fatmir Lamaj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura